Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive. Këta të rinjë janë pjesë e klubeve vullnetare të cilat mbështeten nga TOKA. Klubet udhëhiqen nga mësimdhënës të quajtur Super-Arsimtarë, të cilët trajnohen sipas metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës.
Mëposhtë mund të lexoni deklaratat e dy Super Arsimtarëve, Selimit dhe Asllanit që kanë ndarë përvojat e tyre në programin e Vullnetarizmit Edukativ.
Selimi shprehet se Vullnetarizmi Edukativ e ka ndihmuar dhe plotësuar jashtë mase punën e tij me nxënës.”Të gjitha aktivitetet që i kemi mësuar gjatë trajnimit i zbatoj në klasë por edhe jashtë klase kur është koha e mirë”. Prej këtyre aktiviteteve Selimi thotë se kanë përfituar edhe shumë kolegë të tij.
Kur nxënësit kanë përfunduar detyrat para kohe, janë të mërzitur ose pa energji, menjëherë filloj me energjidhënës dhe gjendja ndryshon krejtësisht. Nxënësit ndihen më të motivuar, më të interesuar dhe më të gatshëm të marrin njohuri të reja.
Mësimdhënësve që dëshirojnë të aplikojnë për Vullnetarizëm Edukativ, do t’u kisha thënë: ‘’Programi është fantastik! Trajnerët janë fantastikë! Nxënësit do të kënaqen, do të mësojnë e do të ndryshojnë shumë ’’.
Ndërsa Asllani shprehet se arsyeja pse ka aplikuar në Vullnetarizmin Edukativ ka qenë vullneti për ti promovuar teknikat e të menduarit kritik përmes të cilave nxënësit shprehin krijimtarinë e tyre dhe aftësinë për të bashkëpunuar. Ai thotë se përmes aktiviteteve të ndryshme nxënësit kanë krijuar një mjedis pozitiv dhe të përshtatshëm për të shprehur dhe respektuar idetë e njëri tjetrit. Këto aktivitete kanë ndihmuar në krijimin e një klime pozitive në klasë.
Asllani fton të gjithë mësimdhënësit të aplikojnë sepse përmes programit të Vullnetarizmit Edukativ kanë mundësi të krijojnë një qasje të re në mësimdhënien bashkëkohore.
Nëse edhe ti dëshiron të jesh pjesë e rrjetit më të madh të arsimtarëve në vend, apliko në linkun mëposhtë deri më 22 maj:
https://forms.gle/rVtsL96BtmiAAn1p6
Të gjithë aplikantët që e kanë kaluar fazën e aplikimit do të njoftohen përmes email-it gjatë muajit qershor!
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.