Kërkesë për ofertë për akomodim dhe ushqim

June 13, 2022

Numri i Referencës: 008/2022 /TOKA                            
TITULLI: Kërkesë për ofertë për akomodim dhe ushqim
 
Organizata Kosovare per Talent dhe Arsim TOKA është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh që do të na duhet akomodim dhe ushqim për nevoja të projekteve të ndryshme dhe kampeve, TOKA fton kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre për akomodim dhe ushqim për nevojat e TOKA-s.
 
TOKA është një organizatë jo-fitimprurës e regjistruar në Kosovë me nr. Të regjistrimit 5200286-9 me misionin e saj për të përshpejtuar ndryshimet shoqërore në Kosovë duke investuar në rininë e saj. Përmes programeve arsimore joformale dhe programeve të TOKA, ne i ndihmojmë të rinjtë të bëhen të motivuar për tu bërë agjentë të ndryshimeve pozitive sociale.

Data e Mbylljes: Qershor, 27, 2022 17:00 (CET)                                         

Specifikat: Akomodimi
Të tjera:
Hoteli/Vendi/Kampi duhet të ketë parkim të mjaftueshëm për pjesëmarrësit;
Të gjitha dhomat/kabinat duhet të kenë dritare qe hapen per kampet verore ose ngrohje per kampin ne Shtator/Tetor;
Tërësisht i mobiluar me tualet dhe banjo të pastër, shtroje, peshqire, shampon
Dhomat duhet të kenë akses në një shërbim të qëndrueshëm interneti nëpërmjet një lidhjeje funksionale Wi-Fi;
Duhet të ketë dush të nxehtë dhe të ftohtë;
Secila dhomë duhet të ketë dezinfektues;

Specfikat: Vendi/salla për nevoja të kampeve
Një sallë konferencash ku mund të akomodoj  të paktën 40-60 persona duke respektuar masat anti-covid
Tabela të bardha të mëdha për sallë
Ndriçim me ajër të kondicionuar dhe adekuat me furnizim të pandërprerë me energji elektrike;
Të ketë priza të mjaftueshme të rrymës dhe telit zgjates për laptopët.
Të kenë projektor me lidhje HDMI/VGA
Me lidhje të shpejtë Wi-Fi

Specfikat: Ushqimi për mëngjes, drekë dhe darkë gjatë kampeve/trajnimeve
Porositë e drekës dhe darkës duhet t’i paraqiten kontraktorit me liste se cka do te perfshije secila dite në orarin e caktuar dhe te aprovohet paraprakisht nga autoriteti kontraktues për drekë dhe darkë para ditës së parë të shërbimit.
I gjithë ushqimi duhet të dorëzohet i nxehtë tek pjesëmarrësit.
Ushqimi duhet të dorëzohet me të gjithë garniturën përcjellëse (Pjata,Lugë,Thikë,Pirun)

Metoda e Dorëzimit: Dorëzimi elektronik i ofertave
Adresa për dorëzimin e ofertave: procurement@toka-ks.org

Udhëzimet e përgjithshme të tenderit:
Oferta origjinale duhet të dorëzohet në postën elektronike:procurement@toka-ks.org
Oferta duhet të tregojë Furnizimin e (Produktit ose Shërbimit), (Emri i Kompanisë), (TOKA 2022) dhe të vuloset.
Ofertuesit duhet të paraqesin të gjitha dokumentet e nevojshme për të mbështetur ofertën e tyre.
Ofertuesit do të jenë përgjegjës për paraqitjen e ofertave gjatë orarit të punës tek adresa e caktuar.
Para zgjedhjes përfundimtare, ofertuesve mund t’u kërkohet të japin informacion shtesë që mund të konsiderohet i nevojshëm për të vlerësuar më tej ofertat.

Formën për aplikim mund ta shkarkoni këtu.

Share:

The latest

These are the latest developments from our programs and activities.

SOLIDARITY ACTION DAY – Partnership Opportunity for Businesses

Read More

The Super-Volunteers mobilize the entire community in Ferizaj!

Read More

Super-Volunteers Establish a Library at Hamëz Jashari School in Skënderaj!

Read More

Volunteering in Schools – Kamenica and Skënderaj are the first municipa...

Read More

Transformative Impact: Achievements and successes in the HEARMI project!

Read More

The “Youth for Podujeva” project ends with extraordinary success!

Read More

The implementation of the “Youth for Podujeva” project began with...

Read More
View All