A NUK JANË SUPER?

28 Maj, 2019

Klubet e Super-Vullnetarëve të organizatës TOKA kanë mbledhur më shumë se 5,500 euro për të realizuar 17 projekte të vullnetarizmit edukativ në Kosovë, të cilat do t’i shërbejnë më shumë se 30,000 qytetarëve në vit.

Më shumë se 300 të rinj vullnetarë së bashku me udhëheqësit e klubeve kanë punuar së paku gjashtë muaj që të përfundojnë këto projekte me sukses, të cilat pastaj i kanë prezentuar në Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë të organizuar nga TOKA në muajin maj.

Shumë grupe të ndjeshme të shoqërisë sikurse fëmijët me nevoja të veçanta, familjet skamnore dhe pensionistët kanë marrë përkrahje nga projektet e Super-Vullnetarëve, të cilët duke kontribuar për komunitet kanë zhvilluar shkathtësi të reja që do të ju duhen në të ardhmen.

Arsimtarët vullnetarë të cilët kanë udhëhequr këto klube kanë treguar se përvoja në udhëheqjen e Klubeve të Super-Vullnetarëve sipas metodologjisë së vullnetarizmit edukativ që janë trajnuar në TOKA i ka ndihmuar ata që të bëhen mësimdhënës më të aftë.

Rishtazi e kemi mbyllur thirrjen për aplikime për gjeneratën e dytë të Udhëheqësve të Klubeve Super-Vullnetare dhe shpresojmë se deri në fund të vitit të rrisim numrin e këtyre klubeve në më shumë se gjysmën e Komunave të Kosovës.

Shikoni një video të shkurtë të njërit të klubeve të cilët kanë realizuar projektin e bibliotekës së shkollës në fshatin Gramaçel → video e shkurtë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha