Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Nga data 22 deri më 29 korrik, qyteti i Prizrenit u mbush me energji, diversitet dhe dialog ndërkulturor gjatë Kampit 8-ditor Ndërkombëtar të Ndërtimit të Paqes, i cili u zhvillua në Kampusin Loyola. Ky kamp mblodhi së bashku 41 të rinj të moshës 15 – 18 vjeç, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme: të rinj palestinezë dhe hebrenj nga Izraeli, shqiptarë dhe serbë nga Kosova, si dhe pjesëmarrës nga Iowa, duke krijuar një hapësirë të fuqishme për ndërlidhje, mësim dhe ndërtim të paqes.
Gjatë javës, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete të menduara me kujdes që synonin të ndihmonin njohjen më të mirë mes njëri-tjetrit, mirëkuptimin dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit. Një nga momentet më të veçanta ishte Nata Kulturore, ku secila grup prezantoi traditat, muzikën dhe shijet e vendit të tyre – duke nxitur respektin dhe kurreshtjen për kulturat e ndryshme.
Në thelb të kampit qëndronte tema e paqebërjes, e trajtuar përmes sesioneve reflektuese dhe dialogu të strukturuar. Aktivitetet si “Tregime Empatie” dhe “Guximi Moral” i inkurajuan të rinjtë të eksploronin temat historike dhe aktuale, të dëgjonin rrëfimet e njëri-tjetrit dhe të mendonin se si mund të kontribuojnë për paqen në komunitetet e tyre.
Kreativiteti ishte gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kampit. Nëpërmjet journaling-ut artistik me materiale të ricikluara dhe ushtrimeve me shkrim, pjesëmarrësit patën mundësi të shprehnin emocionet dhe mendimet në mënyrë autentike. Ndërkohë, gjatë ditëve të nxehta të verës, Olimpiada e Ujit sollën freski, argëtim dhe frymë skuadre.



Kampi nuk u zhvillua vetëm në kampus – pjesëmarrësit patën mundësinë të njihnin bukuritë e qytetit të Prizrenit dhe të përjetonin aventura të paharrueshme në natyrë, si Via Ferrata dhe Zip Line Marimanga në malet e Rugovës.
Pas tetë ditësh të mbushura me përvoja, pjesëmarrësit u kthyen në shtëpi me aftësi të reja, perspektiva më të gjera dhe miqësi që kapërcyen kufijtë.
Ky kamp nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë: Debate for Peace nga Izraeli dhe shkollat partnere nga Fort Dodge dhe Johnston, SHBA. Së bashku, treguam se kur të rinjtë nga rrugë të ndryshme të jetës takohen me zemra dhe mendje të hapura, paqja nuk është vetëm një ëndërr – por një e ardhme e përbashkët.
Kjo aktivitet financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia, “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Hartim Politikash (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes një granti rajonal dhe institucional, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA), si dhe nga bizneset tona lokale: Ozon Space, Gjirafa Travel, Balkan Natural Adventure, Liri Prizren, Frutti, Rilokimi dhe Pro Real Estate.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.