Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Erijona Muji, 21 vjeçe, është studente e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në kolegjin UBT dhe pjesë e organizatës TOKA që nga viti 2019. Aktualisht, ajo është pranuar dhe po punon në Institutin e Hulumtimeve Shkencore të Teknologjisë Fraunhofer IIS në Erlangen, Gjermani, përmes bursës së programit “Zoran Djindjić Internship of German Business”. Përvoja e saj është një dëshmi e fuqisë së vullnetarizmit për të hapur dyer të reja, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.
Eksperienca ime me TOKA ka filluar në klasën e 9-të, kur u bëra pjesë e grupit të Super Vullnetarëve në Gjilan. Përmes aktiviteteve të ndryshme dhe punës vullnetare, fitova përvoja të vlefshme dhe zhvillova aftësi të reja. Më vonë, mora pjesë në kampet e TOKA-s si kampiste, ku përjetova momente të paharrueshme dhe thellova angazhimin tim me organizatën.
Që nga ajo kohë, rrugëtimi im me TOKA-n ka vazhduar pa ndërprerje. Çdo aktivitet dhe çdo kamp ka qenë një hap përpara drejt formimit tim si një qytetare aktive, me vetëdije dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.
Momenti më domethënës për mua ka qenë kur kam kuptuar rritjen time personale pas çdo kampi dhe aktiviteti. Çdo përvojë më ndihmonte të reflektoja dhe të shihja sa shumë po zhvillohesha si individ, ndërkohë që kontribuoja në komunitet, edhe nëse ndryshimet dukeshin të vogla.
Një tjetër moment i veçantë është kalimi im nga kampiste dhe vullnetare – në rolin e udhëheqëses, duke organizuar përvoja për të tjerët. Ky ndryshim më ka bërë të ndjej se jam pjesë e diçkaje më të madhe se vetja.
Eksperienca ime në TOKA ka qenë kyçe për zhvillimin tim personal dhe social. Kam mësuar të bashkëpunoj ngushtë me njerëz të ndryshëm, duke zhvilluar empatinë, tolerancën dhe fleksibilitetin në komunikim.
Gjithashtu, kalimi nga një rol pjesëmarrëse në atë udhëheqës më ka dhënë vetëbesim dhe më ka nxitur të marr përgjegjësi më të mëdha. Kam zhvilluar aftësi organizative, planifikim, udhëheqje dhe komunikim efektiv – si në publik, ashtu edhe në marrëdhënie individuale.
Në përmbledhje, TOKA më ka bërë më të përgjegjshme, më të hapur dhe më të aftë për të udhëhequr me efektivitet dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitet.
Eksperienca ime në TOKA ka pasur një ndikim thelbësor në pranimin tim në këtë program. Kam mësuar të bashkëpunoj me të tjerët, të marr përgjegjësi dhe të udhëheq me iniciativë, vlera që përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e bursës, si angazhimi shoqëror, vetëdija qytetare dhe aftësitë udhëheqëse.
Për më tepër, kjo përvojë më ndihmoi të zhvilloj empati, komunikim efektiv dhe vetëbesim, cilësi thelbësore për t’u integruar në një komunitet ndërkombëtar akademik dhe social, përfshirë edhe atë në Gjermani.
Po, padyshim! Aktivitetet jashtëshkollore, si vullnetarizmi, kanë një rëndësi të madhe po aq sa edhe suksesi akademik. Ato tregojnë jo vetëm aftësitë, por edhe vlerat dhe përkushtimin ndaj komunitetit.
Përmes angazhimit tim vullnetar kam mësuar rëndësinë e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, duke kontribuar realisht për të mirën e të tjerëve. Kjo i dha aplikimit tim një dimension më të plotë dhe tregoi se isha një kandidate me profil të balancuar, e gatshme të kontribuojë në studime, punë dhe shoqëri.
Në përgjithësi, TOKA ka formësuar personalitetin tim duke më bërë më të përgjegjshme, më të hapur dhe më të përkushtuar ndaj vlerave të bashkëpunimit dhe angazhimit social – cilësi që më udhëheqin edhe sot.
Mos hezitoni ta nisni këtë rrugë! Përvoja e vullnetarizmit ju hap dyer të reja dhe ju ndihmon të rriteni si person. Përveç që ndihmoni komunitetin, do të fitoni aftësi të vlefshme, do të njihni njerëz të rinj dhe do të kuptoni sa shumë mund të ndikoni pozitivisht në botën përreth jush.
Vullnetarizmi është një mënyrë e bukur për të dhënë diçka nga vetja – dhe për të marrë shumë më tepër në kthim.
Aktualisht po punoj në Institutin e Hulumtimeve Shkencore të Teknologjisë Fraunhofer IIS në Erlangen, ku po fitoj eksperiencë të rëndësishme në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë. Pas kësaj periudhe, synoj të kthehem në Kosovë për të përfunduar studimet bachelor dhe të vazhdoj të jem aktive në TOKA.
Në planin afatgjatë, dëshiroj të vazhdoj studimet në nivel master dhe të punoj në zhvillimin e teknologjive që sjellin përfitime reale për njerëzit.

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.