38 mësimdhënës aftësohen në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”

27 Shtator, 2022

Organizata TOKA, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka organizuar trajnimin mbi metodologjinë e “Të Nxënit Përmes Përvojës” për afër 40 mësimdhënës të klasave 1-9. Metodologjia e “Të Nxënit Përmes Përvojës” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të nivelit të shkollës fillore mbi përdorimin e metodologjive efikase të mësimdhënies dhe përmirësimin e procesit të mësimnxënies.

“Të gjitha aktivitete kanë qenë shumë të dobishme për profesionin tim. Trajnerët kanë qenë të përgatitur, dhe na kanë bërë që të ndjehemi komod në trajnim me energjinë e tyre pozitive. Mbresa pozitive më la organizimi, përmbajtja e trajnimit, qasja e trajnerëve, mënyra e punës, aktivitetet, harmonia e punës, raporti shumë i afërt dhe miqësor nga i gjithë stafi i TOKAs.” – kanë qenë disa nga komentet e mësimdhënësve pas trajnimit.

Përgjatë 2 ditëve të trajnimit praktik, mësimdhënësit mësuan për metodologjinë, pranuan dhjetra aktivitete të gatshme për të përfshirë në orë të ndryshme mësimore dhe poashtu pranuan falas modulin (librin) mbi këtë metodologji. Pas trajnimit, të gjithë mësimdhënësit do të kenë edhe mbështetje direkte nga mentorët e tyre gjatë realizimit të orëve mësimore përmes kësaj metodologjie, në mënyrë që të jenë sa më efektiv në përdorimin e praktikave të reja të mësuara, në klasat e tyre. Të gjithë mësimdhënësit janë certifikuar në program i cili është në proces të akreditimit nga MASHTI,

“Me faktin qe kemi pranuar afër 500 aplikime për pjesëmarrje në këtë trajnim nga mësimdhënës nga e gjithë Kosova, tregon interesimin e madh për këtë metodologji nga profesionistë të edukimit. Ishte me të vërtetë kënaqësi të shohësh mësimdhënës aq të përkushtuar të mësojnë praktika të reja të mësim-nxënies, që do të aplikohen në klasat e tyre. E gjithë kjo do të rezultojë në nxënës më të aftë. ” – ka thënë Rreze Hoxha, udhëheqëse e Programit të Institucionalizmit në TOKA, pjesë e të cilit është edhe ky projekt.

Programi i Institucionalizimit i organizatës TOKA, përgjatë pothuajse 3 vitesh në partneritet me Fakultetin e Edukimit, ka zhvilluar programe të shumta mbi këtë metodologji, ku pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 100 mësimdhënës deri më tash dhe suksesi i moduleve të zhvilluara ka rezultuar me mbi 80% kënaqshmëri nga nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët e kanë praktikuar këtë metodologji në klasat e tyre. Ky trajnim është një prej aktiviteteve të radhës së këtij programi.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha