Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”

9 Shkurt, 2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTi) ka akredituar për periudhë trevjeçare (2025 – 2028) dy programe për zhvillim profesional të mësimdhënësve:

  • Programi trajnues për mësimdhënës mbi metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”
  • Programi trajnues për mentorë të metodologjisë “Të nxënit përmes përvojës”

Këto programe janë zhvilluar në partneritet me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke ndërthurur ekspertizën akademike me përvojën praktike në terren.

Procesi i akreditimit është realizuar në bashkëpunim me Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit, në kuadër të Fakultetit të Edukimit – UP, duke garantuar përputhshmëri të plotë me standardet kombëtare për zhvillim profesional të mësimdhënësve në Kosovë.

Programi për mësimdhënës synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe edukatorëve në përdorimin e metodologjive efektive të mësimdhënies, me fokus të veçantë në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”. Përmes kësaj qasjeje, programi kontribuon në përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimnxënies në klasë, duke promovuar përfshirjen aktive të nxënësve, reflektimin e strukturuar dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën dhe jetën e përditshme.

Ndërsa programi për mentorë është i orientuar drejt ndërtimit të kapaciteteve brenda shkollave, duke përgatitur mësimdhënës mentorë që do të mbështesin, udhëheqin dhe mentorojnë kolegët e tyre në zbatimin cilësor të kësaj metodologjie.

Për më shumë informata rreth përmbajtjes së programeve dhe mënyrës së përfshirjes, ju lutemi të na kontaktoni ose të na përcillni në rrjetet tona sociale.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Përtej kufijve: një javë dialogu, empatie dhe miqësie në Prizren

Lexo më shumë

Dita e Solidaritetit vazhdon t’i bashkojë të rinjtë e diasporës edhe këtë vit!

Lexo më shumë

Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha