MBYLLUR* Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2025 janë të hapura!

12 Maj, 2025

Kosova është plot me ndryshimtarë që përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj, vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer – sidomos kur përkushtimi vjen në formën e punës vullnetare.

Pikërisht për këtë arsye, pas një suksesi të jashtëzakonshëm në edicionin e parë ku u nominuan 100 persona dhe fushata pati mbështetjen e 50 partnerëve – përfshirë Zyrën e Kryeministrit dhe atë të Presidentes, po e hapim thirrjen për herë të dytë këtë vit. Synimi ynë mbetet i njëjtë: të njohim, të promovojmë dhe të zgjerojmë pjesëmarrjen në vullnetarizëm përmes Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit.

Kjo fushatë përfshin të gjithë të rinjtë, individët, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare. 

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë të ndara në 3 kategori:

Kategoria A: TË RINJTË

Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT

Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV


Secila kategori përfshin disa çmime.

Kategoria A: TË RINJTË, ka këto çmime për 4 të rinj:

  1. Vullnetari/ja i/e Vitit
  2. Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit
  3. Vullnetari/ja më Kreativ/e e Vitit
  4. Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit

Afati për të nominuar për këto çmime të Kategorisë A është 30 shtator 2025. Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominimit, klikoni në këtë link.


Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:

  1. Biznesi më Përkrahës i Vitit
  2. Komuna më Përkrahëse e Vitit
  3. Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit
  4. Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit
  5. Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit

Afati për të nominuar për këto Çmime të Kategorisë B është 30 shtator 2025

Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV

Kush mund të aplikojë?

Këtë vit Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ është i hapur për dy kategori:

  • Shkollat dhe universitetet
  • Organizatat ose grupet jo-formale që punojnë me të rinjtë.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, duhet të ndiqni këto hapa:

  1. Përpara se të plotësoni Formularin e Aplikimit, sigurohuni që të lexoni Termat dhe Kushtet për kategorinë që dëshironi të aplikoni. Për kategorinë e shkollave gjeni këtu Termat dhe Kushtet, ndërsa për kategorinë e organizatave ose grupeve-joformale gjeni këtu Termat dhe Kushtet
  2. Plotësoni formularin e aplikimit  për kategorinë që dëshironi të aplikoni. Për kategorinë e shkollave gjeni këtu Formën e Aplikimit, ndërsa për kategorinë organizatave ose grupeve-joformale gjeni këtu Formën e Aplikimit.

Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected]  apo +383 38 704 560.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia, “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA) dhe Programi “Erasmus+” projekti SLIPSTREAM (2023-1-SK02-KA220-YOU-000159836).

Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës nuk mund të mbahen përgjegjës për to.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha