Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

3 Shtator, 2025

Gjatë viteve të fundit, Gjirafa Travel ka qenë një nga mbështetësit tanë më të qëndrueshëm në realizimin e kampeve dhe aktiviteteve rinore. Edhe këtë verë, në Kampin Ndërkombëtar të Paqes 2025, ata na qëndruan pranë duke ofruar transport të sigurt dhe të rehatshëm për 41 pjesëmarrësit dhe 15 stafin tonë nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të botës.

Falë shërbimeve të tyre profesionale, udhëtimet tona janë bërë më të lehta, më të organizuara dhe me një përvojë udhëtimi të këndshme për të rinjtë. Përkushtimi i ekipit të Gjirafa Travel për cilësi dhe korrektësi është një vlerë e shtuar për çdo aktivitet që realizojmë.

Ne e çmojmë jashtëzakonisht këtë partneritet dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e cila ka ndihmuar që aktivitetet tona të zhvillohen me sukses dhe me një përvojë më të pasur për të gjithë pjesëmarrësit.

Faleminderit Gjirafa Travel që po e bëni çdo udhëtim pjesë të një kujtimi të bukur dhe të rëndësishëm!

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha