MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

9 Shtator, 2025

OJQ TOKA, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo ka hapur thirrjen për aplikime për Kampin e Punësueshmërisë, një program tre-ditor që synon të fuqizojë të rinjtë për tregun e punës përmes zhvillimit të aftësive profesionale dhe personale.

Kampi i dytë do të mbahet në datat 26 deri më 28 shtator 2025, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Çfarë ofron kampi?

Gjatë tri ditëve të kampit, pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete praktike dhe mentorim, të dizajnuar për t’i përgatitur ata për tregun e punës. Programi përfshin:

  • Aftësi për të shkruar një CV dhe letër motivuese efektive,
  • Përgatitje për intervistat e punës dhe komunikimin profesional,
  • Zhvillim të shkathtësive të buta: vetëbesim, komunikim, punë në grup dhe mendim kritik,
  • Njohuri rreth transformimit digjital dhe të gjelbër,
  • Njohuri mbi zgjedhjen e konflikteve,
  • Mundësi për takime me përfaqësues të bizneseve dhe Zyrave të Punësimit,
  • Hartimin e një plani individual të karrierës, dhe
  • Mundësi për mentorim edhe pas përfundimit të kampit.

Kush mund të aplikojë?

Të rinjtë 18-29 vjeç që:

  • Vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës;
  • Janë të papunësuar ose në kërkim të punës.

Apliko deri më 21 shtator 2025, 23:59 në këtë link: https://forms.gle/BZJXeogDLsipcbCr7

Përparësi do të kenë të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të rinjtë nga zonat rurale, si dhe vajzat nga familje me gjendje të vështirë ekonomike.

Ky projekt implementohet nga OJQ TOKA dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha