KAMPI I FUNDIT I “SUPER-VULLNETARËVE” PËRFUNDOI ME SUKSES!

17 Dhjetor, 2018

Ka përfunduar kampi i fundit i sivjetshëm i “Super-Vullnetarëve” me sukses!

40 të rinj nga Hani i Elezit kaluan një vikend plot aventura në kampin e “Super-Vullnetarëve” i cili është mbajtur në Hanin e Elezit. Të rinjtë pjesëmarrës krijuan shoqëri dhe bënë aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese, kështu duke zhvilluar shkathtësitë e komunikimit, bashkëpunimit dhe mendimit kritik.

Ata po ashtu përfunduan projekte të vullnetarizmit edukativ duke përmirësuar hapësirat e shkollës së mesme “Dardania” në Han të Elezit ku ndërtuan këndin e leximit, vizatuan murale, vendosën thënie motivuese në shkallët e shkollës si dhe vendosën shportat për riciklim.

//Ky kamp u financua nga kompania Sharrcem si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha