KAMPI “NDËRKOMBËTAR” PËRFUNDOI ME SUKSES!

14 Gusht, 2018

Përfundoi kampi “Ndërkombëtar” me sukses!

Kampistët Shqiptar, Amerikan, Maqedon, Francez, Izraelit dhe Palestinez panë bukuritë natyrore të Kosovës, krijuan shoqëri të reja të kulturave të ndryshme, provuan ushqime tradicionale shqiptare dhe zhvilluan shkathtësi të ndryshme, përfshirë ato të komunikimit, bashkëpunimit dhe të punës me dru.

Ata poashtu eksploruan kreativitetin e tyre duke krijuar dekorime artistike me materiale të riciklueshme nga pylli, e sfiduan veten duke u ngjitur në shkëmbinjtë e grykës së Rugovës, mësuan si të luajnë në bateri, u argëtuan me aktivitete të ndryshme muzikore dhe sportive, si dhe organizuan shfaqjen e talentëve në kamp.

Kampi kulmoi me projektin e vullnetarizmit edukativ, përmes së cilit ata ndërtuan ulëse nga druri dhe betoni dhe mbollën vazo me lule, të cilat i vendosën në oborrin e shkollës fillore “Dardania” në Pejë.

Ishte një javë përplot argëtim në natyrë, mësim, krijim dhe zhvillim shkathtësishë!

//Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu u përkrah nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës. 

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha