Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

20 Qershor, 2024

Titulli i Pozitës

Menaxher/e Senior/e i/e Programit, me kohë të plotë.

Raporton tek

Drejtorja Ekzekutive

Vendndodhja

Prishtinë, me mundësi udhëtimi brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht

Rreth rolit

Menaxheri/a i Senior/e i/e Programit do të jetë përgjegjës/e të sigurohet që programet e Edukimit Jo-formal të TOKA-s të zhvillohen, planifikohen dhe zbatohen në përputhje me objektivat organizative dhe angazhimet e granteve. Kjo përfshin menaxhimin e burimeve (njerëz dhe fonde) dhe ndërtimin e partneriteteve për të siguruar që programet të arrijnë ndikimin e synuar. Menaxheri/a i Senior/e i/e Programit duhet të jetë një individ i vetë-motivuar, burimorë dhe me një përvojë të suksesshme në zbatimin e programeve, menaxhimin e granteve dhe njerëzve në sektorin jo-fitimprurës.

Rreth TOKA-s

Themeluar në vitin 2013, TOKA është një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Kosovë, e cila kontribuon në zhvillimin e Kosovës duke investuar në rininë e saj. Ne fokusohemi te të rinjtë nga mjedise të pafavorshme dhe ofrojmë programe arsimore dhe vullnetarizmi që i ndihmojnë ata të shkëlqejnë në shoqërinë dhe tregun e punës të shekullit XXI. TOKA është organizata Nr.1 e vullnetarizmit në Kosovë, me mbi 1,000 vullnetarë të angazhuar çdo vit – dhe është një partner afatgjatë i qeverisë lokale në fushën e arsimit, punës rinore dhe trajnimit të mësuesve. TOKA është kryetare e Central and South-eastern Service-Learning Network dhe përfaqësuese e Kosovës në rrjetin SAME. Është e njohur për programet e saj inovative që bashkojnë të gjitha sektorët e shoqërisë – individët, shkollat, institucionet dhe bizneset – në ndihmën e të rinjve kosovarë për të arritur potencialin e tyre.

Përgjegjësitë

Zbatimi dhe Zhvillimi i Programit

  • Përputhshmëria me Grantet: Siguroni zbatimin në kohë, efektiv dhe në përputhje me buxhetin e programit. Shkruani raporte të ndërmjetme dhe përfundimtare të projektit; mentoroni dhe mbikëqyrni punonjësit në raportim.
  • Arritja e Misionit: Siguroni që programet të përputhen me misionin dhe objektivat e organizatës.
  • Mbledhja e Fondeve: Identifikoni mundësi për financimin, zgjerimin dhe rritjen e programit. Dizajnoni dhe shkruani propozime projektesh.
  • Partneritetet: Ndërtoni dhe ruani partneritete me palët e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare; përfaqësoni organizatën në takime dhe forume.

Lidershipi i Ekipit

  • Koordinimi i Ekipit: Koordinoni ekipin e projekteve dhe atë pedagogjik, duke adresuar prioritetet në mënyrë proaktive. Nxisni një mjedis pozitiv dhe produktiv të ekipit.
  • Korniza Strukturore: Siguroni një kornizë të fortë menaxheriale (takime, mjete, menaxhim i rrezikut).
  • Zhvillimi i Ekipit: Udhëhiqni, mentoroni dhe ofroni mundësi për zhvillim profesional për anëtarët e ekipit.

Menaxhimi Financiar dhe Rregullator

  • Planifikimi Financiar: Bashkëpunoni në planifikimin, monitorimin dhe menaxhimin e financave të projektit.
  • Menaxhimi i Buxhetit: Përgatitni dhe mbikëqyrni buxhetet e projekteve. Monitoroni shpenzimet për llogaridhënie financiare dhe kërkoni mundësi për kursim kostosh.
  • Përputhshmëria: Siguroni respektimin e kërkesave financiare dhe prokurimit në bazë të ligjeve dhe rregullatoreve në fuqi.

Monitorimi dhe Vlerësimi

  • Rishikimi i Performancës: Rishikoni rregullisht performancën e programit dhe bëni rregullimet e nevojshme.
  • Matja e Ndikimit: Zhvilloni dhe zbatoni korniza M&E për të vlerësuar ndikimin dhe për të identifikuar fushat për përmirësim.
  • Grumbullimi dhe Analiza e të Dhënave: Siguroni mjete dhe procese efektive për grumbullimin, ruajtjen dhe analizimin e të dhënave.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në shkencat sociale;
  • Minimumi 5 vite përvojë në menaxhimin e projekteve, duke përfshirë metodologjitë e menaxhimit të bazuar në rezultate dhe monitorimit dhe vlerësimit;
  • Aftësi dhe përvojë të dëshmuara në lidership dhe menaxhim të ekipit;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e buxhetit dhe financave;
  • Aftësi të shkëlqyera verbale dhe të shkruara në gjuhën angleze dhe shqipe, me aftësinë për të paraqitur informacionin qartë dhe bindshëm;
  • Patenta e shoferit është shumë e dëshiruar.

Data e fillimit pritet të jetë jo më vonë se 1 shtatori, dhe një periudhë e induksionit gjatë verës do të preferohej.

Aplikimi

Nëse i plotësoni kërkesat minimale dhe jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, ju lutemi plotësoni këtë formular dhe ngarkoni CV-në tuaj (jo më shumë se dy faqe A4) dhe letrën motivuese (jo më shumë se një faqe A4) në anglisht.

Afati i fundit për aplikim është ora 23:59 të mërkurën më 3 korrik 2024.

Intervistat do të mbahen në mënyrë të vazhdueshme. Ju lutemi vini re: Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Nëse keni aplikuar, por nuk keni marrë përgjigje deri më 15 korrik 2024, ju lutemi supozoni se aplikimi juaj nuk ka qenë i suksesshëm.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha