Pyetjet më të Shpeshta rreth Kampeve Verore

Çfarë janë Kampet Verore të TOKA-s?

Kampet verore TOKA janë kampe rezidenciale të cilat mbahen në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. 

Qëllimi i këtyre kampeve është të fuqizojnë dhe frymëzojnë të rinjtë për të mësuar aftësi të reja, të kujdesen për mjedisin dhe të kontribuojnë për të mirën e komunitetit të tyre. Ne arrijmë këtë përmes aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme që zhvillojmë gjatë javës në kamp. Në kampet TOKA, do të keni mundësinë të shijoni ecjet në natyrë, të zhvilloni lojëra të ndryshme që stimulojnë punën në grup, të bëni miq të rinj dhe të kaloni kohë relaksuese pranë zjarrit të kampit, duke shikuar yjet nën qiellin e hapur.

Kush mund të marrë pjesë?

Kampet e TOKA-s janë të hapura për të gjithë pjesëmarrësit pa marrë parasysh gjininë, etnicitetin, statusin socio-ekonomik, aftësinë fizike dhe kombësinë.

Ku mbahen kampet verore?

Kampet mbahen në Kampusin shumë të sigurt dhe mikpritës Loyola në periferi të Prizrenit. Shikoni këtë link për foto dhe më shumë detaje rreth vendit.

Çfarë ndodhë në kamp?

Çdo Kamp ka fokusin e tij tematik, por të gjithë kanë disa elementë të përbashkët:

  • Takimi me shokë të rinj dhe krijimi i miqësive të reja.
  • Aktivitete interaktive në natyrë (shigjetari, ecje, ndezje zjarri, etj.).
  • Aktivitete për të njohur veten më mirë,
  • Lojëra argëtuese,
  • Punë vullnetare.

Shikoni këtë artikull rreth Kampeve 2023 për disa foto dhe histori të kampistëve për më shumë informacion.

Sa zgjatë një kamp?

Varet nga programi i kampit, por zakonisht kampet zgjasin nga 3 deri në 8 ditë.

Çfarë kushtesh ofrohen në kamp?

Kampet mbahen në Kampusin Loyola, shumë të sigurt dhe mikpritës, në periferi të Prizrenit. Shikoni këtë link për foto dhe më shumë detaje rreth vendit.

TOKA siguron të gjitha materialet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve brenda Kampit. Para se të arrini në Kamp, ne gjithashtu do t’ju dërgojmë një dokument udhëzues me rekomandime për veshje, higjienë, etj. – të cilat zakonisht ju nevojiten në Kamp.

Çfarë moshe kanë kampistët?

Mosha e pjesëmarrësve ndryshon sipas kampit, por zakonisht është në grupmoshën 14-19 vjeç.

Sa pjesëmarrës ka në kamp?

Varësisht nga programi, TOKA zakonisht ka rreth 40 pjesëmarrës për kamp. 

Si i përzgjedhim pjesëmarrësit?

Përzgjedhja e pjesëmarrësve bazohet në kriteret e mëposhtme:

  • Mosha – pjesëmarrësit zgjidhen bazuar në kërkesat e moshës së kampit.
  • Gjinia – në çdo kamp TOKA synon të ketë përfaqësim të barabartë gjinor.
  • Diversiteti – ne besojmë se programi më stimulues është ai ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të mësojnë nga njëri-tjetri. Prandaj, kur zgjedhim kandidatët, përpiqemi gjithashtu të përfshijmë pjesëmarrës nga një gamë e gjerë sfondesh.
  • Dëshira për të bërë vullnetar – TOKA vlerëson dhe dëshiron të mbështesë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për të bërë Kosovën një vend më të mirë. Prandaj, ne japim përparësi kandidatëve që ofrojnë të kryejnë orë vullnetare.

Kur do të na njoftoni në qoftë se jemi përzgjedhur për kamp?

Ne zakonisht do t’ju njoftojmë të paktën një javë para fillimit të Kampit.

A mund të aplikoj në më shumë se një kamp?

Po, mund të aplikoni për më shumë se një kamp. Por, për shkak të interesit të madh, TOKA do t’ju ofrojë mundësinë të merrni pjesë vetëm në një Kamp.

Sa kushton pjesëmarrja në kamp?

Tarifat varen nga prej nga vini dhe cilat janë rrethanat tuaja financiare.

Ju lutemi na kontaktoni në [email protected] për informacion mbi tarifat dhe bursat.

SHËNIM: Transporti për në vendin e Kampit NUK mbulohet nga TOKA për asnjë pjesëmarrës dhe duhet të sigurohet nga Kampisti/prindërit.

A është e nevojshme leja e prindit?

Pjesëmarrësit nën moshën 18 vjeç duhet të marrin leje me nënshkrim nga prindërit e tyre para se të mbërrijnë në kamp, përndryshe nuk lejohen të marrin pjesë në kamp. Një formular miratimi nga prindërit do t’ju dërgohet me email pasi të jeni pranuar në kamp.

Cila është gjuha që do të flitet në kamp?

Në përgjithësi, kampet janë në gjuhën shqipe, përveç Kampeve Rajonale dhe Ndërkombëtare, të cilat mbahen në gjuhën angleze.

A më duhet të marrë të holla me vete në kamp?

Përgjithësisht, pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të shpenzojnë shumë para gjatë qëndrimit në kamp. Megjithatë, kërkohet një depozitë e rimbursueshme prej 25 eurosh nga të gjithë pjesëmarrësit, e cila do të kthehet në fund të kampit.

Në kampet me ekskursione, do të ketë mundësi të shkurtra për të blerë ushqime të lehta ose suvenire. Keni opsionin të merrni një sasi të vogël parash për këto raste. Monedha e përdorur në Kosovë është EURO.

A duhet të sjellim ushqim me vete në kamp?

TOKA do të sigurojë tre vakte në ditë për pjesëmarrësit. Megjithatë, pjesëmarrësve u këshillohet të sjellin ushqime të lehta, të cilat mund t’i mbajnë në kabinat e tyre. TOKA do të përpiqet të përmbushë kufizimet dietike, por është e rëndësishme që t’i njoftoni TOKA-n për nevojat tuaja dietike para fillimit të kampit, që të mund të bëjmë rregullimet e nevojshme.

Kam pyetje të tjera, si mund të ju kontaktoj?

Në qoftë se keni pyetje të tjera, na kontaktoni:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha