Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

26 Dhjetor, 2025

Në dy kampet e punësueshmërisë, pjesëmarrësit ndanë përshtypjet e tyre rreth përvojës së fituar përmes pyetësorëve vlerësues para dhe pas kampit.

Pjesëmarrësit vijnë nga 13 komuna të Kosovës: Obiliq, Ferizaj, Vushtrri, Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë, Istog, Deçan, Pejë, Malishevë, Skënderaj, Podujevë dhe Kamenicë, duke reflektuar një shpërndarje të gjerë gjeografike.

Në të dy kampet, dominon pjesëmarrja e gjinisë mashkullore me 61%, ndërsa gjinia femërore përfaqëson 39% të pjesëmarrësve. Shumica e tyre i përkasin grupmoshës 18-22 vjeç, çka tregon përfshirjen kryesisht të të rinjve të sapodiplomuar ose në fazat e hershme të kërkimit të punës.

Janë përdorur tri metoda statistike për nxjerrjen e rezultateve: 

  • Analiza e korrelacionit
  • Analiza e regresionit
  • Analiza ANOVA

Analiza e korrelacionit tregon se në të dy kampet ekziston një lidhje pozitive midis vetëbesimit, njohurive dhe aftësive për punësim. Sa më të larta të jenë njohuritë dhe vetëbesimi i pjesëmarrësve, aq më të zhvilluara janë edhe aftësitë e tyre profesionale.

Analiza e regresionit tregon se, në të dy kampet, njohuritë mbi shërbimet e punësimit janë faktori më i fortë ndikues në përmirësimin e aftësive të punësimit.

Ndërkohë, rezultatet e analizës ANOVA tregojnë dallime të rëndësishme statistikisht në aftësitë e punësimit sipas nivelit të vetëbesimit. Vetëbesimi i lartë shoqërohet me aftësi më të zhvilluara profesionale.

Rezultatet e kombinuara të dy kampeve tregojnë se pas ndërhyrjes:

  • Pjesëmarrësit e të dy kampeve kanë përfituar ndjeshëm në aspektin e aftësive për punësim, vetëbesimit dhe motivimit;
  • Kampi ka ndikuar pozitivisht dhe drejtpërdrejt në përgatitjen profesionale të të rinjve;
  • Njohuritë për shërbimet e punësimit janë përmirësuar, por mbeten një fushë ku nevojiten më shumë trajnime dhe informim;
  • Lidhjet statistikisht të rëndësishme dëshmojnë se ndërhyrje të tilla kanë ndikim real dhe të matshëm.

Ky projekt implementohet nga OJQ TOKA dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha