Super-Qytetarët të kënaqur me përvojën e tyre në Programin “Super-Qytetarët Aktiv”

31 Mars, 2022

Informohuni më në detaje mbi përshtypjet e Super-Qytetarëve

Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv takimet javore i filluan që nga tetori i vitit që lëmë pas, e për të parë se si ka shkuar rrjedha e këtyre takimeve më së miri tregojnë të dhënat e dala nga pyetësorët vetë-vlerësues.

Të dhënat e dala nga analiza e pyetësorëve vetë-vlerësues për punën dhe atmosferën ekipore gjatë një cikli të Klubeve të Super-Qytetarëve, ku morën pjesë rreth 150 Super-Qytetarë aktiv në Klube, tregojnë se:
 
⇒95% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët i trajtojnë të gjithë Super-Qytetarët në mënyrë të barabartë;
⇒90% e Super-Qytetarëve deklaruan se në Klub të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë;
⇒90% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët sillen në mënyrë të përshtatshme ndaj të gjithë Super-Qytetarëve;
⇒Mbi 90% Super-Qytetarëve deklaruan se liderët janë bashkëpunues/e me të gjithë Super-Qytetarët;
⇒Mbi 85% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët përdorin fjalor të përshtatshëm më të gjithë Super-Qytetarët;
⇒Mbi 85% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët janë përkrahës ndaj të gjithë Super-Qytetarëve;
⇒85% e Super-Qytetarëve deklaruan se në Klub kanë një atmosferë pozitive;
⇒82% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët i shpjegojnë temat gjatë takimit në një mënyrë të kuptueshme;
⇒82% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët më bëjnë të ndihem rehat në takim;
⇒81% e Super-Qytetarëve deklaruan se liderët janë entuziastë në çdo takim;
⇒Afër 80% e Super-Qytetarëve deklaruan se në Klub Super-Qytetarët respektohen në mes vete;
⇒Afër 80% e Super-Qytetarëve deklaruan se në Klub nuk ka sjellje ngacmuese ndaj njëri-tjetrit;
⇒75% e Super-Qytetarëve  deklaruan se aktivitetet në Klub janë interesante për ta;
⇒Mbi 70% e Super-Qytetarëve deklaruan se në Klub mund të jenë vetvetja pa frikë prej paragjykimeve apo përbuzjes.
 
Ne ndihemi shumë krenarë dhe të lumtur që angazhimi i të rinjve në Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv po sjell vlera, barazi dhe pozitivitet përgjatë këtij rrugëtimi.
 
Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që janë të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”. Këto klube implementohen nga CDF dhe TOKA.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha