Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me Biblotekë!

1 Mars, 2024

Klubet e Super-Vullnetarëve të shtrira në pothuajse të gjithë Kosovën bëjnë bashkë të rinjtë më punëtorë e ambiciozë, që kohën dhe vullnetin e tyre e dedikojnë për të mirën e komunitetit. Këtë së fundmi na e vërtetuan Klubi “Battalion of Volunteers” në Skënderaj. 

Vullnetarët e zellshëm Abedin Rexha, Rinesa Kajtazi, Getoar Haliti, Mara Derguti, Filloreta Rrustemi, Agnesa Seferi, Rumejsa Geci, Sumeja Geci, Artesa Geci dhe Lorisa Loshi, punuan shumë për të mbledhur fonde duke organizuar panaire të ushqimit dhe bashkëpunime me biznese lokale. E gjithë kjo për të realizuar ëndrrën e tyre – të kenë në shkollën e tyre një biblotekë të pasur me libra për të gjithë dhe një hapësirë të qetë për të lexuar e mësuar. 

Përmes mbështetjes nga bizneset lokale në Skënderaj dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit Super-Vullnetarët ja dolën! Bizneset dhe DKA-të ndihmuan Super-Vullnetarët të kompletojnë  hapësirën e biblotekës me karrige, tavolina, kokërrshilte dhe qindra libra të cilat do të shfrytëzohen nga nxënës të panumërt të kësaj shkolle ndër gjenerata. 

Ne vlerësojmë tej mase të gjithë punën dhe kontributin. Po marrim pak kohë t’i falenderojmë partnerët më të mirë të Super-Vullnetarëve tanë:

  • Ne falenderojmë arkitektin Leotrim Shala – i cili e ka dizajnuar interierin e kësaj hapësire kreative, në mënyrë krejtësisht vullnetare, për t’u bërë një me iniciativen e pastër të nxënësve.
  • Falenderojmë ndërmarrjen “Vëllëzërit Geci” që u bënë pjesë e këtij bashkëpunimi duke ju = përgjigjur thirrjes së nxënësve, Super-Vullnetarëve duke u dhuruar klubit nje shumë prej 500 eurove për blerjen e karrigeve.
  • Falenderojmë Librarinë “Dukagjini” për dhurimin e librave të shumëllojshëm, të cilat nxënësit do t’i shijojnë.
  • Falenderojmë Drejtorinë e Arsimit – Skenderaj, të cilët e përshpejtuan punën duke e bërë realizimin e saj edhe me të shpejtë sesa e kemi menduar – të cilët mbuluan kostot e tjera të nevojshme për hapësiren në fjalë, për të cilat jam shumë mirënjohëse.

Gjithashtu i çmojmë dhe përgëzojmë punën e nxenësve dhe arsimtareve të artit të Shkollës “Hamëz Jashari“, që i japën kësaj hapësire një hijeshi me pikturat e tyre.

Sigurisht që falenderimi më i veçantë shkon për Sala Berishën dhe Drenika Ahmetin, dy lidere të mrekullueshme që kanë udhëhequr e drejtuar të rinjtë e këtij Klubi të Super-Vullnetarëve. 

Kjo histori suksesi na tregon se sa të fuqishëm jemi dhe sa shumë arrijmë kur bëjmë bashkë forcat tona në të mirë të komunitetit.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha