Elsa Menxhiqi

Elsa iu bashkua TOKA-s në vitin 2023 si vullnetare e Ditës së Solidaritetit, projekt i cili u implementua për herë të parë atë vit, ndërsa që nga muaji tetor 2025, është pjesë e ekipit si Asistente e Projekteve.

E diplomuar në Psikologji dhe me përvojë në organizata të ndryshme të shoqërisë civile, punë vullnetare dhe hulumtime, Elsa përfundon punët në mënyrë shumë serioze dhe profesionale dhe gjithmonë gjen kohë me qesh pak mes krejt angazhimeve. Elsa është sociale dhe i pëlqen me punu me njerëz dhe me kontribu në krijimin e një ambienti ku të gjithë ndihen rehat.

Aktualisht, ajo është e përfshirë në Programin e Edukimit Joformal me projektin e Ditës së Solidaritetit, si dhe në Programin e Edukimit Formal, duke kontribuar ngushtë me pjesën tjetër të ekipit.

Ajo në kohë të lirë këqyr seriale vendore, andaj nëse të duhet ndonjë episodë ose referencë nga “Kafeneja Jonë”, Elsa është personi i duhur.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha