Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Ndryshimet klimatike përbëjnë një nga sfidat më të mëdha të shekullit 21, me ndikime të gjera në mjedis, ekonomi dhe mirëqenie shoqërore. Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, shtetet dhe shoqëritë po zhvillojnë politika, strategji dhe programe që synojnë zbutjen e ndikimeve dhe përshtatjen ndaj kushteve të reja klimatike.
Ky hulumtim, i përgatitur nga tre hulumtues – Agron Demi, Egzona Shala Kadiu, dhe Kaan Ahmet Avsar – paraqet një hulumtim krahasues mbi praktikat më të mira për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë dhe Gjermani. Ai synon të analizojë qasjet institucionale, ligjore dhe arsimore në të dyja vendet, duke vlerësuar se si politikat publike, arsimi dhe angazhimi qytetar kontribuojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike.
Në pjesën e parë, hulumtimi trajton kornizën strategjike dhe ligjore të Kosovës për ndryshimet klimatike, përfshirë përpjekjet për harmonizim me Marrëveshjen e Parisit dhe Agjendën e Gjelbër të BE-së. Pjesa e dytë fokusohet në veprimet lokale dhe programet për edukimin mjedisor në shkolla, duke analizuar rolin e OSHC-ve, institucioneve publike dhe komuniteteve shkollore në zhvillimin e ndërgjegjësimit për klimën. Ndërsa pjesa e tretë prezanton praktikat më të mira nga Gjermania, duke sjellë përvoja konkrete në qasjet pedagogjike, përfshirjen e të rinjve dhe edukimin formal e joformal mbi klimën.
Hulumtimi synon të ofroj një bazë të fortë njohurish dhe rekomandimesh praktike për avancimin e edukimit mbi klimën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile dhe politikëbërësve në Kosovë.
Ky hulumtim është zhvilluar në kuadër të projektit “Future Green Leaders of Kosovo”, një projekt i përbashkët ndërmjet Shoqatës ASAS dhe OJQ TOKA, i cila synon të fuqizojë të rinjtë në Kosovë përmes edukimit mbi mjedisin dhe klimën. Ky projekt mbeshtetet nga Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit GIZ – programi global MEG.
Klikoni këtu për të shkarkuar hulumtimin.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.