Klubet e Debatit prezentojnë Dokumente me Rekomandime para zyrëtarëve komunal!

1 Nëntor, 2023

Pjesëmarrësit e Klubeve të Debatit e nisën ciklin e tyre të takimeve javore përmes eksplorimit të komunitetit dhe intervistave me qytetarë. Si rezultat morrën përshtypje e përgjigjje nga komuniteti lidhur me shqetësimet e tyre në raport me vendin ku jetojnë. 

Me synimin në mendje që të avokojnë tek kryetarët e zyrtarët komunal, këta të rinj përpiluan një Dokument me Rekomandime ku shfaqën nevojat e shqetësimet e komunitetit dhe ofruan zgjidhje për këto probleme. Pjesëmarrësit u ulën në karriget e vendimmarrësve të komunës, më saktë në Asamble Komunale dhe prezentuan këto dokumente para kryetarëve komunal. 

Të rinjtë e 12 Klubeve në komunat e Istogut, Pejës, Deçanit. Klinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u zotuan të bashkëpunojnë me komunën në zgjidhjen e këtyre problemeve, qoftë përmes përfshirjes në qeverisje lokale, por edhe përmes zgjidhjes së tyre përmes zbatimit të projekteve vullnetare. 

Klikoni në këtë link për të parë këto Dokumente të Rekomandimeve. 

Klubet e Debatit janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Let’s Debate Change”, i cili përkrahet nga organizata zvicerane Solidar Suisse Southeast Europe dhe implementohet nga TOKA.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha