2000 TË RINJË PËRFUNDUAN ME SUKSES PROJEKTIN “DEBATO PËR KULTURË”

3 Korrik, 2018

Ka përfunduar me sukses projekti “Debato për Kulturë”, pjesë e të cilit kanë qenë rreth 2000 të rinjë nga shkollat e mesme anembanë Kosovës!

Të rinjtë pjesëmarrës kanë parë filmin dokumentar “Me dasht’, Me dasht’, Me dasht’” nga Ilir Hasanaj, kanë mësuar për debatin formal dhe pastaj kanë debatuar në mes vete për tema kulturore dhe shoqërore të trajtuara në filmin dokumentar.

Përmes këtij projekti këta të rinjë kanë zhvlluar shkathtësitë e tyre të debatimit, të menduarit kritik dhe të punës ekipore, poashtu kanë zgjeruar horizontin e tyre kulturor.

Projekti ‘Debato për Kulturë’ është implementuar në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe Debate Center, ndërsa është mundësuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (Swiss Development Cooperation Office in Kosovo).

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha