“DEMOS-TI” TANI NË KUVENDIN E KOSOVËS!

1 Janar, 2019

Projekti Punëtoritë e Demokracisë “Demos-Ti”, i implementuar nga TOKA nga shtatori 2016, deri më dhjetor 2018, i është transferuar dhe do të implementohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Demos-Ti”, një projekt ndërkombëtar i mbështetur nga Fondacioni Austriak ERSTE në partneritet me Kuvendin e Kosovës, nxiti interesin e më shumë se 9100 të nxënësve për qytetari aktive dhe demokraci, duke zhvilluar te ta kompetencën e mediave dhe gatishmërinë e shprehjes së mendimit të lirë.

Ky projekt u implementua përmes punëtorive gjysmë ditore në të cilat nxënësit e klasave 5 – 9-ta të morrën pjesë në krijimin e përmbajtjeve interaktive për tema shoqërore të rëndësishme, si rëndësia e votës, ndarja e pushtetit, roli i deputetëve, qytetaria aktive dhe funksioni i mediave në demokraci. Gjithashtu, si pjesë e punëtorive nxënësit vizituan Kuvendin e Kosovës, si dhe krijuan revista dhe video me njohuritë e fituara për demokracinë.

Rëndësia e këtij programi qëndron në edukimin dhe përfshirjen qyterare si baza të një demokracie në veprim. Kjo ka një rëndësitë vecantë për një shtet të ri si Kosova, i cili ka një demokraci në ndërtim.

Investimi në edukimin qytetar te të rinjtë mbështetë zhvillimin e përgjithshëm të një shoqërie demokratike duke rritur numrin e qytetarëve të përgjegjshëm të cilët do t’i kontribuojnë pozitivisht të ardhmes së vendit.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha