Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Gjatë muajve të fundit, 6 klube të Super Vullnetarëve në Kosovë po punojnë për të bërë një ndryshim të vërtetë në komunitetet e tyre – dhe këtë po e bëjnë me mbështetjen e AKUO Foundation!
Super Vullnetarët në 6 komuna të Kosovës: Hanin e Elezit, Gjakovë, Podujevë, Suharekë, Ferizaj dhe Kamenicë janë bërë zëri i mbrojtjes së një prej pasurive më të çmuara që kemi, ujit.
Përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukative, ata po mësojnë më shumë për rëndësinë e ujit si një burim jetik për Kosovën, mënyrat për të ruajtur resurset ujore, si dhe zakonet e duhura për shpenzimin e përgjegjshëm të ujit në jetën e përditshme.
Nga mësimi te veprimi
Pas një faze intensive të mësimit dhe eksplorimit të temës gjatë takimeve javore të tyre, Super Vullnetarët janë gati të hedhin hapin tjetër, të zhvillojnë projektet e tyre të Vullnetarizmit Edukativ!
Nëpërmjet këtyre projekteve, ata do të ndajnë njohuritë e tyre me të tjerët në komunitet, duke përfshirë bashkëmoshatarët, prindërit, institucionet lokale dhe qytetarët. Qëllimi? Të rrisin vetëdijen kolektive dhe të nxisin veprime konkrete për ruajtjen e ujit.
Super Vullnetarët po frymëzojnë bashkëmoshatarët e tyre për të marrë përgjegjësi ndaj mjedisit dhe po na kujtojnë se ndryshimi fillon nga veprimet e vogla – por të përkushtuara.
Qëndro me ne për të parë projektet që do të përmirësojnë në komunitetet e tyre shumë shpejt!
Ky projekt mbështetet nga AKUO Foundation.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.