Nga ideja në ndryshim: Si po ndihmojnë Super Vullnetarët në ruajtjen e ujit

30 Maj, 2025

Gjatë muajve të fundit, 6 klube të Super Vullnetarëve në Kosovë po punojnë për të bërë një ndryshim të vërtetë në komunitetet e tyre – dhe këtë po e bëjnë me mbështetjen e AKUO Foundation!

Super Vullnetarët në 6 komuna të Kosovës: Hanin e Elezit, Gjakovë, Podujevë, Suharekë, Ferizaj dhe Kamenicë janë bërë zëri i mbrojtjes së një prej pasurive më të çmuara që kemi, ujit.

Përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukative, ata po mësojnë më shumë për rëndësinë e ujit si një burim jetik për Kosovën, mënyrat për të ruajtur resurset ujore, si dhe zakonet e duhura për shpenzimin e përgjegjshëm të ujit në jetën e përditshme.

Nga mësimi te veprimi

Pas një faze intensive të mësimit dhe eksplorimit të temës gjatë takimeve javore të tyre, Super Vullnetarët janë gati të hedhin hapin tjetër, të zhvillojnë projektet e tyre të Vullnetarizmit Edukativ!

Nëpërmjet këtyre projekteve, ata do të ndajnë njohuritë e tyre me të tjerët në komunitet, duke përfshirë bashkëmoshatarët, prindërit, institucionet lokale dhe qytetarët. Qëllimi? Të rrisin vetëdijen kolektive dhe të nxisin veprime konkrete për ruajtjen e ujit.

Super Vullnetarët po frymëzojnë bashkëmoshatarët e tyre për të marrë përgjegjësi ndaj mjedisit dhe po na kujtojnë se ndryshimi fillon nga veprimet e vogla – por të përkushtuara.

Qëndro me ne për të parë projektet që do të përmirësojnë në komunitetet e tyre shumë shpejt!

Ky projekt mbështetet nga AKUO Foundation.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha