Partnerët

Sheh më shumë dhe punon më mirë kur ke më shumë palë sy e duar. Ne kemi përfunduar projekte të pabesueshme së bashku ndërsa mësojmë nga njëri-tjetri në të njëjtën kohë.

New Horizons Foundation

Fondacioni New Horizons (New Horizons Foundation) shtrin aktivitetin e saj në Rumani dhe më gjerë. Misioni i fondacionit është kontribuimi në ndërtimin e një shoqërie ku fëmijët dhe të rinjtë rriten në një mjedis të favorshëm, ku ata mund të zhvillojnë tërësisht potencialin e tyre dhe ta vënë atë në shërbim të zhvillimit të komunitetit dhe të botës ku jetojnë. Fondacioni beson në fuqinë transformuese të edukimit përmes përvojës dhe në aftësinë e prindërve, edukatorëve dhe liderëve në organizata dhe komunitete për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen më të mirë, më të fortë dhe më të mençur. 

Në partneritet me New Horizons Foundation dhe Institutin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës, jemi duke e implementuar projektin Engaged Minds, Empowered Lives (EMEL) –  një projekt dyvjeçar i financuar nga BE-ja (2025–2026). Qëllimi i tij është të promovojë shëndetin mendor të fëmijëve dhe angazhimin qytetar në Rumani dhe Kosovë përmes modelit të vullnetarizmit edukativ IMPACT. Projekti do të hapë 20 klube jashtëshkollore, do të trajnojë 40 edukatorë dhe do të fuqizojë mbi 300 fëmijë që të hartojnë dhe udhëheqin projekte komunitare që rrisin ndërgjegjësimin dhe nxisin praktika pozitive për shëndetin mendor.

Smart Balkans

Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës

Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) i Fakultetit të Edukimit është një urë në mes të Fakultetit të Edukimit dhe shoqërisë duke nxitur profesionalizëm përmes zhvillimit profesional të mësimdhënësve, përsosmëri në punë kërkimore në fushën e edukimit, bashkëpunim dhe partneritet për reforma të qëndrueshme në arsim, dhe përgjegjësi shoqërore.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës është një institucion i arsimit të lartë, i njohur globalisht për profesionalizëm, integritet, mësimdhënie cilësore dhe hulumtim. Në harmonizim me nevojat e ekonomisë dhe të tregut, do të vendosë dhe mirëmbajë standarde të cilësisë, duke përkrahur mobilitetin dhe zhvillimin e karrierave akademike për personelin dhe studentët, duke e rritur numrin e partnerëve dhe duke iu bashkuar rrjetit të edukimit të lartë evropian.

SAME – Solidarity Action Day Movement

SAME organizations act on the grounds of the human rights. The network stimulates young people worldwide to work together for a sustainable and fair world. SAME enables young people from different backgrounds to learn from each other with the aim of strengthening their sense of social, ecological and economical responsibility and their competences, to become active citizens in their societies. SAME organizations spread their message through a variety of channels to reach a broad spectrum of people. The network believes in the power of youth and wants to make their voice heard.

CLAYSS, Argentina

Komuna e Prishtinës

Komuna e Pejës

Komuna e Gjakovës

DokuFest

Klubi i Astronomisë i Kosovës

Klubi Alpin “Dardania”

BoneVet Makerspace

Qyteti i Johnston, Amerikë

Qyteti i Fort Dodge, Amerikë

KosovaIdeas

Forum MNE, Mal i Zi

Iowa Sister States

Universiteti i Shtetit të Iowa, Amerikë

Clay & Diamonds, Mbretëri e Bashkuar

FOTA, Suedi

SPPMD, Maqedoni Veriore

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha