Donarta Uka

Donarta është pjesë e pandashme e TOKA-s që nga viti 2019, duke nisur rrugëtimin e saj si anëtare e klubit të super-vullnetarëve “Ozoni i Komunitetit”. Gjatë këtyre viteve, ajo ka pasur role të ndryshme, si field officer, lidere, mentore dhe staf në disa kampe. Prej muajit prill, Donarta i është bashkuar zyrës së TOKA-s si Asistente e Projektit.

Në rolin e saj aktual, Donarta bashkëpunon me pjesën tjetër të ekipit në realizimin e nismave të rëndësishme, si Dita e Solidaritetit në Kosovë.

E diplomuar në psikologji nga Universiteti i Prishtinës, Donarta ka qenë aktive edhe në projekte të ndryshme vullnetare gjatë studimeve të saj. Ajo ka një rrjet të gjerë miqsh dhe luan basketboll që nga mosha 12 vjeçare. Kohën më të madhe e shpenzon duke lexuar dhe duke parë filma të animuar.

Nëse ke nevojë për sugjerime për filma vizatimorë, meme të mira, ose thjesht dëshiron të qeshësh, Donarta është personi i duhur!

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha