Donarta Uka

Donarta është pjesë e pandashme e TOKA-s që nga viti 2019, duke nisur rrugëtimin e saj si anëtare e klubit të super-vullnetarëve “Ozoni i Komunitetit”. Gjatë këtyre viteve, ajo ka pasur role të ndryshme, si field officer, lidere, mentore dhe staf në disa kampe. Prej muajit prill 2024, Donarta i është bashkuar zyrës së TOKA-s si Asistente e Projektit.

Në rolin e saj aktual, Donarta bashkëpunon me pjesën tjetër të ekipit në realizimin e nismave të rëndësishme, si Dita e Solidaritetit në Kosovë.

E diplomuar në psikologji nga Universiteti i Prishtinës, Donarta ka qenë aktive edhe në projekte të ndryshme vullnetare gjatë studimeve të saj. Ajo ka një rrjet të gjerë miqsh dhe luan basketboll që nga mosha 12 vjeçare. Kohën më të madhe e shpenzon duke lexuar dhe duke parë filma të animuar.

Nëse ke nevojë për sugjerime për filma vizatimorë, meme të mira, ose thjesht dëshiron të qeshësh, Donarta është personi i duhur!

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Mehmet Gjevori”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x ISA Consulting Group”

Lexo më shumë

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha