Kampet verore rikthen – Aplikoni tani!

15 Maj, 2024

Vera po troket e ne jemi këtu për t’a bërë atë të paharrueshme përmes kampeve verore!

Që nga viti 2015, TOKA realizon kampe verore për të edukuar rininë kosovare dhe atë ndërkombëtare. Edhe këtë vit, TOKA po organizon kampet verore për të gjithë të rinjtë e të rejat e Kosovës – e më gjerë. Kampet janë eksperiencë edukative të cilat synojnë që përmes përvojave të reja dhe aktivizimit qytetar të ndihmojnë në zhvillimin e të rinjve. 

Deri tani TOKA ka organizuar mbi 60 kampe duke përfshirë mbi 2,000 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, Evropa, Izraeli dhe ShBA.

Njihu me kampet e kësaj vere!

  • Kampi Ndërkombëtar i Aventurës me 23-30 korrik (Prizren, Kosovë)
  • Kampi i Lidershipit me 9-13 gusht (Prizren, Kosovë)
  • Kampi Europian i Ditës së Solidaritetit me 19-25 gusht (Prizren, Kosovë)

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës do të jetë kampi më i gjatë i kësaj vere, ky kamp do të bëj bashkë të rinj nga e gjithë bota për 8 ditë. Temat e këtij kampi janë Shkëmbimi i Kulturave dhe Mbrojtja e Mjedisit, ku misioni ynë është të krijojmë atmosferë të shkëmbimit të kulturave dhe përvojave përmes lojërave, muzikës e diskutimeve si dhe të ndihmojmë mjedisin gjatë procesit. 

Ky kamp do të jetë i hapur për të rinj të moshës 15-18 vjeç nga Kosova dhe e gjithë bota. Aplikimet për këtë kamp janë mbyllur.

Kampi i Lidershipit, do të bëjë bashkë të rinj nga komuna e Kamenicës, Pejës, Istogut, Skënderajt, Hani i Elezit, Podujevës, Ferizajit e Gjakovës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në Ditën e Solidaritetit këtë vit. Këta ndryshimtarë do të mblidhen për 5 ditë për t’u përgatitur për Ditën e Solidaritetit në vjeshtë ku do të aftësohen në lidership që të ndihmojnë në zbatimin e kësaj iniciative. 

Ky kamp do të jetë i hapur vetëm për të rinjtë e komunave të lartëpërmendura. Linkun e aplikimit do t’a vendosim së shpejti këtu. 

Kampi Europian i Ditës së Solidaritetit do të mbledhë të rinj nga Kosova dhe rajoni për 7 ditë në Prizren. Mendje të ndritura nga Kosova, Gjermania, Belgjika, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnia e Hercegovina përveç kulturave do të shkëmbejnë përvojat e tyre të angazhimit në komunitetit përmes Ditës së Solidaritetit dhe do të vijnë me ide se si të promovojnë këtë iniciativë përtej kufinjëve aktual. E gjithë kjo sigurisht do të bëhet përmes lojërave e sfidave tipike të kampeve tona! 

Ky kamp është i hapur për të rinj të moshës 16-19 vjeç të cilët kanë qenë pjesë e Ditës së Solidaritetit në Kosovë. Aplikoni tani përmes këtij linkuPagesa për të marrë pjesë në këtë kamp është 35 euro.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected], në numrin e telefonit +383 49 569 800 apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.

Në qoftë se dëshironi të dini më shumë atëherë klikoni në këtë link për të lexuar përgjigjjet e disa nga pyetjeve më të shpeshta.

Kampet Verore përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Kampet poashtu mbështeten nga rrjeti i organizatave SAME dhe Schüler Helfen Leben. Si dhe nga bizneset lokale Hallakate, Rilokimi, Pro Real Estate dhe Ujë Rugove.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Përkrahësit e Vullne...

Lexo më shumë

Nomino tani për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit – Të Rinjtë!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha