Kampi i Lidershipit ka për qëllim informimin më në detaje për organizimin e Ditës së Solidarietit, zhvillimin e aftësive të lidershipit, bashkëpunimit, komunikimit dhe aftësive të tjera të nevojshme për t’u bërë liderë të rinj në vjeshtë të këtij viti.
Ky kamp është i hapur për të gjithë vullnetarët që kanë qenë pjesë e Ditës së Solidaritetit në dhjetor të vitit 2023 dhe këtë vit në maj dhe prill 2024 në 8 komuna: Gjakovë, Ferizaj, Podujevë, Kamenicë, Skënderaj, Han i Elezit, Istog dhe Pejë.
Përmes këtij roli ju do të bashkëudhëheqni Ditën e Solidaritetit në shkollën tuaj së bashku me mentorët mësimdhënës me përvojë nga TOKA, ku do të keni mundësi të fasilitioni aktivitete dhe të ndihmoni në gjithë procesin e organizimit dhe implementimit të Ditës së Solidaritetit në shkollën tuaj.
Në qoftë se dëshironi të bëheni lider/e në komunën tuaj, ky kamp është për ju!Datat: 9-13 gusht 2024
Lokacioni:Kampusi “Loyola”, Prizren
Mosha: 14-17 vjeç
Hapur për: Të rinj dhe të reja që kanë qenë pjesë e Ditës së Solidaritetit vitin e kaluar në dhjetor apo këtë vit në komunat e Ferizajt, Gjakovës, Hanit të Elezit, Istogut, Kamenicës, Pejës, Podujevës dhe Skënderajt.
Gjuha e kampit: Shqip
Aplikimet janë të hapura deri me datën 21 korrik 2024 dhe mund të aplikoni në këtë link. Nëse keni ndonjë pyetje ose koment ju lutem na telefononi në këtë numër: 049-100-633.
Kampi i Lidershipit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA dhe nga granti rajonal i “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.