Kampet dhe trajnimet

Kampet mbulojnë tema të ndryshme, të cilat ndajnë një thelb të përbashkët të zhvillimit të lidershipit, aftësive të transferueshme, ndërgjegjësimit mjedisor dhe komponentëve të shërbimit në komunitet.

Për më shumë informata rreth kampeve klikoni këtu.

Që nga viti 2015, ne kemi organizuar më shumë se 60 kampe për të rinj, ku morën pjesë më shumë se 2,000 vajza dhe djem të rinj. Për tu bërë pjesë edhe ti, kliko më lart.

Kampe vendore

Mbajtur mbi 60 kampe me më shumë se 2,000 të rinj që nga viti 2015. Fokusi kryesor është ndërtimi i aftësive për aktivizmin qytetar tek të rinjtë nga e gjithë Kosova - më shumë se 50% e pjesëmarrësve në 3 vitet e fundit kanë ardhur nga klubet tona vullnetare. I gjithë stafi i kampit janë ish-pjesëmarrës, të cilët kanë përparuar në role drejtuese gjatë viteve.

Kampe ndërkombëtare

Ne presim dhe dërgojmë kampistë nga rajoni dhe ndërkombëtarisht - deri në Zelandën e Re. Kjo është një përvojë shumë e rëndësishme mësimore për kosovarët, të cilët kanë pak mundësi të shkëmbejnë me të tjerët për shkak të kufizimeve të vizave. Vitet e fundit, ne kemi pritur pjesëmarrës nga SHBA, Franca, Finlanda, Italia, Belgjika, Zvicra dhe rajoni; ne kemi dërguar pjesëmarrës në Poloni, Itali, Rumani, Çeki, Gjermani dhe rajon.

Trajnime Rajonale për Punësim të të Rinjëve (02HERO)

Programi rajonal 02HERO është një qendër e vetme ku të rinjve u ofrohen kurse 6-mujore falas që përfshijnë module nga: Aftësitë dixhitale (Menaxhimi i Mediave Sociale dhe Zhvillimi i Uebit), Deri më tani, programi ka certifikuar mbi 50 pjesëmarrës, ku më shumë se 20 janë ofruar punë/praktikë pas programit. 02HERO është një bashkëpunim rajonal me organizata në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Programi përfshin gjithashtu udhëtime në vendet partnere për të ndjekur sesione të ndryshme trajnimi. Programi është në vazhdim e sipër.

Donatorët

Programi i Kampeve dhe Trajnimeve mbështetet dhe është mbështetë nga donatorët e mëposhtëm.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha