Këtë verë, 92 të rinj nga e gjithë bota udhëtuan për në Kampet e TOKAs, ku përmes tri kampeve morrën me vete kujtime dhe aventura të reja. Këto kampe ishin për ndërtimin e miqësive të reja globale, shkëmbimin e kulturave dhe ndikimin pozitiv në komunitetet e tyre.
Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Lidhja e Kulturave përtej Kontinenteve
Gjatë 8 ditëve, 40 të rinj nga Izraeli, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja u mblodhën për një përvojë me aventura.
Bizneset dhe profesionistët lokalë vizituan kampin për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre. Falenderojmë bizneset:
Një vizitë nga biznesmeni Krenar Batusha nga Pro Real Estate ishte veçanërisht motivuese, pasi ai ndau këshilla të vlefshme me kampistët bazuar në përvojën e tij si bashkëpronari dhe themeluesi i Pro Real Estate.
Nga mësimi i gjuhëve të njëri-tjetrit deri te ndarja e pëvojave kulturore, ky kamp dëshmoi se kur të rinjtë bashkohen, ata mund të thyejnë barrierat dhe të krijojnë lidhje të përhershme.
Kampi i Lidershipit: Të rinjtë Solidarë
Kampi i Lidershipit mirëpriti 24 të rinj nga 8 komunat e Kosovës të cilët avancuan shkathtësitë e tyre të lidershipit përmes 4 ditëve me anë të aktivitete argëtuese.
Këta liderë të rinj gjatë ditëve të kampit, u përgatitën për të bashkë udhëhequr ndryshimin në shkollat dhe komunitetet e tyre që vjen përmes Ditës së Solidaritetit gjatë vjeshtës të këtij vit.
Ky kamp ishte një trampolinë e vërtetë për fuqizimin e brezit të ardhshëm të liderëve të rinj.
Kampi Evropian i Ditës së Solidaritetit: Prizreni – Pika e Takimit për vullnetarë evropian!
Ky kamp isht në bashkë udhëheqje me Rrjetin e Organizatave SAME, i cili mblodhi 28 të rinj nga 7 shtete të botës – Shqipëria, Kosova, Gjermania, Belgjika, Italia, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut për 7 ditë me plot shkëmbime, përjetime dhe solidarizëm.
Ky nuk ishte thjesht një kamp – ishte një platformë për forcimin e angazhimit të të rinjve në Ditën e Solidartietit në shtetet e tyre.
Ndërsa diskutonin për komunitetet e tyre dhe mësonin për Ditën e Solidaritetit, këta aktivistë të rinj shkëmbyen gjithashtu histori dhe përvoja duke festuar kulturat e ndryshme që e bënë këtë kamp kaq të veçantë.
Kampet e TOKA-s nuk janë thjesht për argëtim – ato kanë të bëjnë me fuqizimin e të rinjve për të udhëhequr, për t’u lidhur dhe për të krijuar ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme në komunitetet e tyre dhe më gjerë.
Kampet Verore përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Kampet poashtu mbështeten nga rrjeti i organizatave SAME dhe Schüler Helfen Leben Johnston Rotary Club. Si dhe nga bizneset lokale – Hallakate, Rilokimi, Pro Real Estate, Ujë Rugove, Trosha, OZON, Frutti, ENLIGHT, Albas, Basecode, EGI Group, Dukagjini, Banka për Biznes, FINCA Kosovë dhe Kutia.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.