Hatixhe Zeka

Hatixhja i është bashkuar TOKAs në vitin 2016 ku përgjatë këtyre viteve ka pasë role të ndryshme duke përfshirë udhëheqjen e programeve të edukimit jo-formal, krijimin e bashkëpunimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe menaxhimin e ekipit. 

Roli i Hatixhes në TOKA është që ta shtyjë përpara vizionin e TOKAs, përmes planifikimit strategjik, zhvillimin e bashkëpunimeve me hisedarë kyç dhe të interesuar, dhe menaxhimin e ekipit të TOKAs.

Ajo ka përfunduar studimet në Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe është kosovarja e parë që u përzgjedh për programin prestigjioz të Departamentit  të Shtetit Amerikan ‘Community Solutions Program”. Ajo është trajnuar në Metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ (Service-Learning) nga CLAYSS, Argjentinë dhe është certifikuar në Programin “Social Innovation and NGO Management” nga University of Vienna School of Economics and Business.

Puna me institucione vendore, partnerë kombëtar e ndërkombëtarë, mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe puna me të rinj e ka përgatitur Hatixhen që ta njohë më thellësisht nevojat në ekosistemin e edukimit, aktivizmit qytetar dhe vullnetarizmit në Kosovë dhe rajon.

Ajo mendon se një ndër shtytësit më të mëdhenj për zhvillimin e një shoqërie është edukimi cilësor dhe aftësimi i të rinjve për punë dhe jetë. Në TOKA këto të dyja marrin vendin qendror dhe punohet me përkushtim drejt promovimit të një fryme të re në Kosovë. Këto gjëra i shtojnë motivimin që të punoj çdo ditë drejt këtij qëllimi.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha