Komuna e Kamenicës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA

7 Shtator, 2021

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtaren nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Lejla Leci, kanë pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të organizatës TOKA, Jehona Gjurgjeala, si dhe përfaqësues nga kjo organizatë, me ç’rast kanë nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve që do të mbështesin dhe përmirësojnë nxënien dhe aftësimin e nxënësve të Komunës së Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë e rëndësishme përmirësimi i mësimnxënies dhe aftësimi i nxënsëve të komunës sonë.

“Trajnime në fusha të ndryshme, vizita studimore e kulturore, kamping, ofrimi i kurrikulës, e shumë aktivitete të tjera, do tu ofrohen të rinjëve tanë nga marrëveshja e nënshkruar me organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA. Bashkë me Lejlën, takuam drejtoren e TOKA-s, Jehona Gjurgjeala dhe përfaqësues tjerë, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe aktivitetet që do të realizohen. Për ne është tejet i rëndësishëm përmirësimi i mësimnxënies dhe aftësimi i nxënësve tanë. Këtë po e dëshmojmë çdo ditë me avancimin e shërbimeve dhe aktiviteteve, që ata të kenë më shumë hapësirë dhe atraktivitet”, tha Kastrati.

Edhe drejtoresha ekzekutive e organizatës Toka, Jehona Gjurgjeala, tha se ndjehet e lumtur për këtë bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, duke shpresuar që ky të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimeve.

Ndryshe, nga ky memorandum do të organziohen trajnime të ndryshme, vizita kulturore, realizimi i kampeve, ofrimi i kurrikulës, vizita studimore e shumë aktivitete të tjera.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha