Konferenca Virtuale ‘”Karriera ime nga Zero në Hero”: Regjistrohu tani!

24 Janar, 2021

Projekti “Karriera ime nga Zero në Hero” eshte nje projekt 40 mujor, në bashkëpunim në mes të OJQ-ve nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Herzegovina.

Projekti synon që ta adresojë problemin sistemik te papunësisë të të rinjëve në Ballkanin Perëndimor. 

Modeli unik i projektit përdorë metodologjinë “one-stop-shop” (të gjitha në një vend), duke ofruar mbështetje shumë-shtresore për të rinj që vijnë nga mjedise jo të favorshme – me fokus në zhvillimin e aftësive të nevojshme për shoqëri dhe treg të punës së digjitalizuar.
 
Projekti është i financuar nga Komisioni Evropian dhe synon të:
1. Përgatitë të rinjët për punësim, veçanërisht ata që vijnë nga mjedise jo të favorshme;
2. Rritë kapacitetin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për të trajnuar të rinjtë për tregun e punës, me një fokus në aftësitë e transferueshme dhe teknologjike;
3. Forcon rrjetin e OSHC-ve dhe të rinjëve në të gjithë rajonin.

Konferenca virtuale do të zhvillohet të enjten, 28 janar nga ora 9:30-12:30 në Zoom. Kjo konferencë do të prezantojë:
– një studim të ri për sfidat dhe mundësitë për punësimin e të rinjve;
– modelin “one-stop-shop” për adresimin e papunësisë të të rinjve dhe trajnimin në sektorin e teknologjisë informative;
– dy panele mbi nevojat e punëdhënësve dhe modele të suksesshme të aftësimit të të rinjëve;
– informata se si ju mund të bëheni partner me TOKA-n në këtë projekt.
 
Ju lutemi KLIKONI KËTU PËR AGJENDËN E KONFERENCËS dhe KLIKONI KËTU PËR T’U REGJISTRUAR.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha