TOKA po lanson programin më të ri të bursave “Lulëzojnë” për të fuqizuar të rinjtë e Kosovës

24 Prill, 2025

Bursa “Lulëzojnë” është një iniciativë nga TOKA, organizata lidere për zhvillimin rinor në Kosovë, që ka mbështetur mbi 40,000 të rinj që nga viti 2015.

Kjo bursë ka për qëllim mbështetje financiare për të rinjtë që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike, veçanërisht vajzat dhe ata nga zonat rurale dhe provinciale. Ajo ndihmon ata të zhvillojnë potencialin e tyre përmes arsimit dhe angazhimit qytetar.


Çfarë mbulon bursa?

  • Deri në shumën 1,000€[1] (duke përfshirë taksat e të ardhurave personale) për mbështetje direkte të studentit/es
  • Donacione produktesh, si laptop, libra, etj.
  • Fleksibilitet në shpenzimet që mbulohen: të universitetit, jetesës, materiale akademike, shërbime shëndetësore, etj.
  • Fleksibilitet në mbulueshmërinë gjeografike: mund të jetë studime në Kosovë dhe jashtë vendit.
  • Praktikë në kompani të fushës së tyre të studimeve (opsionale).

Kur fillon?

  • Aplikimet: Qershor–Gusht 2025
  • Vlerësimi i Aplikimeve: Shtator 2025[2]
  • Transferi i Bursës: Tetor 2025

Si mund të ndihmoni?

[email protected]

Dhuro përmes Global Giving: KËTU

Dhuro përmes Global Albanians Foundation: KËTU

Dhuro përmes llogarisë bankare të TOKAs: KËTU

+383 38 704 560 | +383 49 569 800


Bursa të Përbashkëta: Ju mund të dhuroni po ashtu bursa në emër të familjes, kompanisë suaj apo në bazë të kritereve të cilat vendosen nga ju si donatorë[3].


[1] 20% e donacionit tuaj mbulon shpenzimet administrative dhe mbështetjen programore. Kjo e çon vlerën totale të çdo burse në 1,250, që ndihmon studentët të mbulojnë tarifat shkollore, banimin, shpenzimet shëndetësore, librat, laptopët dhe mjete të tjera të domosdoshme akademike.

[2] Vlerësimet do të bëhen nga TOKA dhe ekspertë të jashtëm. Për bursat e përbashkëta, donatorët ftohen të emërojnë një vlerësues në panel.

[3]  Zbatohet një prag minimal prej 2,500 €. Donacionet nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Belgjika përfitojnë zbritje tatimore (Global Giving, Zeffy). Për donacione prej €5,000+, kompanitë kosovare mund të marrin zbritje tatimore (Ligji i Sponsorizimeve i Kosovës)

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Akreditohen për periudhë 3-vjeçare dy programe trajnuese për mësimdhënës mbi ...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha