Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

7 Tetor, 2025

Me shumë kënaqësi shpallim 22 fituesit e Programit të Bursave për të Rinj “Lulëzojnë” për vitin akademik 2025–2026! Ju lutem, shihni listën e FITUESVE KËTU!

Procesi i përzgjedhjes

Këtë vit, interesimi për të aplikuar në Bursën “Lulëzojnë” ishte i jashtëzakonshëm:

  • 1023 aplikime të pranuara në total
  • 973 aplikime valide të shqyrtuara në Fazën 1 – Kontrolli Administrativ
  • 260 kandidatë kaluan në Fazën 2 – Vlerësimi Cilësor
  • 713 kandidatë nuk kaluan fazën administrative
  • 48 finalistë u intervistuan në Fazën 3 – Intervistat

Procesi i përzgjedhjes u zhvillua në tri faza transparente dhe gjithëpërfshirëse:

  1. Kontrolli Administrativ – nga stafi i TOKA-s.
  2. Vlerësimi Cilësor – nga përfaqësues të jashtëm, përfshirë organizata, partnerë akademikë dhe donatorë.
  3. Intervistat – janë mbajtur nga stafi i TOKA-s dhe përfaqësues të partnerëve, ku u vlerësua motivimi, kontributi në komunitet dhe vizioni afatgjatë i kandidatëve.

Kush mori pjesë në proces?

Në fazën e dytë dhe të tretë të vlerësimit të kandidatëve, kanë marrë pjesë mbi 20 organizata, biznese dhe donatorë të cilët kanë kontribuuar me ekspertizë, duke përfshirë: EcoZ, Activism Roots, QIPS, Qendra e Zhvillimit të Karrierës (UP), VLERA, Innovative Solutions, ISA Consulting Group, Bonevet, Cacttus Education, SOS Fshatrat/YEEP, American Advising Center, Terre des Hommes, AMC Health, si dhe familjet donatore Gjurgjeala, Karahoda dhe disa nga donatorët tanë individualë.

Fituesit e 22 bursave janë shpërndarë sipas këtyre kategorive:

  • Bursa “Lulëzojnë me ISA Consulting Group” – 11 studentë/e të vitit 3 në fusha IT.
    Bursa “Lulëzojnë me Mehmet Gjevori” – 2 studente vajza nga zona rurale, me pasion për edukim, gjuhën shqipe dhe vullnetarizëm.
  • Bursa “Lulëzojnë me Fatlinda Drejta-Karahoda” – 3 studente vajza në farmaci, mjekësi, kimi ose shkenca natyrore.
  • Bursa “Innovative Solutions” – 1 student/e i/e vitit 3 në FIEK, që do të përfitojë edhe praktikë profesionale në kompani.
  • Bursa të hapura – 5 studentë pa profil specifik, sipas kërkesës së donatorëve.

Falenderim

Falënderojmë nga zemra të gjithë aplikuesit për interesimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe partnerët e shumtë që mundësuan një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Fituesve, ju urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri – bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për rininë e Kosovës!

Bursat “Lulëzojnë” janë mbështetur nga donatorët tanë: ISA Consulting Group, Innovative Solutions, Familja Xharra, Familja Gjurgjeala, Shoqata e Studentëve VLERA, Belgjikë, Shoqata e Studentëve ALSA, Londër, Flutra Osmani & Betim Deva, Donatorët nga Panairi i Shitjes në Gala të 10 vjetorit të TOKAs dhe donatorët individual.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha