Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Bursa “LULËZOJNË me Mehmet Gjevori” – përfituan 2 studente femra nga zonat rurale, të pasionuara për edukimin, ligjin, gjuhën shqipe dhe vullnetarizmin, të mbështetur nga Familja Xharra. Mehmet Gjevori ishte një figurë e rëndësishme e arsimit dhe kulturës shqiptare, i njohur për pasionin e tij ndaj arsimit dhe dashurinë për gjuhën shqipe. Qëllimi i kësaj burse: të nderojë trashëgiminë arsimore dhe kulturore të Mehmet Gjevorit dhe të fuqizojë vajzat e reja përmes arsimit.

Elsa Keriq është nga Fushë Kosova dhe është në vitin I të studimeve në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës. E pasionuar pas drejtësisë dhe me një qëllim të qartë, ajo synon të bëhet prokurore dhe të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Elsa është e përkushtuar ndaj studimeve dhe ka një pasion të veçantë për leximin, veçanërisht librat jo-fikcionalë, që e ndihmojnë të rritet si profesioniste. Me këtë bursë, ajo e sheh mundësinë për të forcuar rrugëtimin e saj akademik dhe për t’u bërë një shembull frymëzues për brezin e ri.

Erdina Shaqiri është nga Mazgiti i Epërm (Obiliq) dhe
është në vitin I të studimeve në Fakultetin Juridik, në
Universitetin e Prishtinës. E vendosur dhe me integritet
të lartë, ajo dallohet për përkushtimin ndaj drejtësisë,
disiplinën dhe etikën e fortë të punës. Pavarësisht
sfidave gjatë rrugëtimit akademik, Erdina ka arritur
rezultate të shkëlqyera në studime, duke e parë çdo
pengesë si motivim për të ecur përpara dhe për të
qëndruar besnike ndaj parimeve të saj. Në kohën e lirë
merret me shkrim, lexim dhe këndim. Erdina synon që
në të ardhmen të hapë një zyrë juridike dhe të
angazhohet veçanërisht në trajtimin e rasteve të
dhunës në familje, duke u bërë zë për ata që kanë
nevojë për mbrojtje dhe drejtësi.
Kliko këtu për të parë faqen kryesore të Bursës “LULËZOJNË”
Bursat “LULËZOJNË” janë mbështetur nga ISA Consulting Group, Innovative Solutions, Familja Xharra, Familja Gjurgjeala, Shoqata e Studentëve VLERA – Bruksel, Shoqata ALSA UK – Londër, Flutra Osmani & Betim Deva, Donatorët nga Panairi i Shitjes në Gala të 10 vjetorit të TOKAs dhe donatorët individualë.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.