7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidaritetit 2024!

26 Qershor, 2024

Dita e Solidaritetit, një nga aktivitetet më të dashura për ne, u implementua përsëri në vitin 2024 me shumë sukses dhe përkushtim. Ky projet promovon angazhimin e të rinjve, të cilët për një ditë punojnë në një biznes lokal dhe pagën e tyre e dhurojnë për një kauzë të caktuar.

Koncepti i Ditës së Solidaritetit është një risi për Kosovën, pasi që për herë të parë u implementua në qershor të vitit 2023, në Komunën e Prishtinës dhe disa komuna përreth.

Pas rezultateve të shkëlqyera të  vitit 2023, vendosëm që Ditën e Solidaritet ta shpërndajmë edhe në komuna të tjera të Kosovës në vitin 2024. Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit 5 dhjetor 2023, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Kamenicës dhe Skënderajt realizuan pilot-projektin e  Ditës së Solidaritetit duke i hapur rrugën edhe shumë komunave të tjera këtë vit.

Në muajin mars të këtij viti, solidarë u bën edhe Komunat e Ferizajt, Gjakovës, Hanit të Elezit,  Istogut, Pejës, Podujevës dhe Skenderajit, ku na dhanë dritën e gjelbër për të vazhduar punën dhe gjithsej angazhuan: 190 vullnetarë, në 60 biznese dhe grumbulluan 3343 euro.

Shkollat e Mesme: “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, “Bedri Pejani” në Pejë, “Elena Gjika” në Ferizaj, “Dardania”në Han të Elezit, “Haxhi Zeka” në Istog, “Hamëz Jashari” në Skënderaj, “Kadri Kusari” në Gjakovë me ndihmën e 16 mësimdhënësve dhe 7 mentorëve e filluan rrugëtimin e tyre me punëtoritë përgatitore.

Për të siguruar përgatitje të plotë dhe kuptim të konceptit të Ditës së Solidaritetit, u zhvilluan nga dy punëtori në secilën komunë pjesëmarrëse, duke u realizuar gjithsej 14 punëtori. Përmes aktiviteteve argëtuese, nxënësit mësuan më shumë për njëri-tjetrin dhe për aspektet kryesore të Ditës së Solidaritetit.

Pas marrjes së të gjitha informatave, puna filloj dhe nxënësit u akomoduan në bizneset e caktuara. Të gjitha komunat me shumë zell dhe përkushtim implementuan Ditën e Solidaritetit dhe arritën suksese me këto rezultate.

  • Në Komunën e Ferizajt u angazhuan 30 vullnetarë në 6 biznese partnere dhe grumbulluan 600 euro;
  • Në  Komunën e Gjakovës u angazhuan 25 vullnetarë në 5 biznese partnere dhe grumbulluan 310 euro;
  • Në komunën  e Podujevës u angazhuan 29 vullnetarë në 4 biznese partnere dhe grumbulluan 355 euro;
  •  Në komunën e Pejës u angazhuan 30 vullnetarë në 15 biznese partnere dhe  grumbulluan 914 euro;
  •  Në komunën e Hanit të Elezit u angazhuan 31 vullnetarë në 15 biznese partnere dhe grumbulluan 539 euro;
  •  Në komunën e Istogut u angazhuan 22 vullnetarë në 6 biznese partnere dhe grumbulluan 379 euro;
  • Në komunën  e Skënderajt u angazhuan 29 vullnetarë në 9 biznese partnere dhe grumbulluan 337 euro. 

Energjia e mrekullueshme e vullnetarëve, mësimdhënësve dhe mentorëve dhanë rezultate të mbresëlënëse, kurse bizneset me mikëpritjen dhe kujdesin maksimal krjuan një ambient ku vullnetarët fituan shkathtësi të reja.

Nxënësja Rina Jaka nga Ferizaji ka potencuar:

“Shkathtësitë që unë i përfitoj sot prej kësaj dite janë, shkathtësia e punës, sjellja me klientë, poashtu dhe renditjen e barnave e cila është një fushë që veçse jam duke e studiuar”.

Shkathtësitë e fituara nuk ishin avantazhi i vetëm që nxënësit morën. Falë punës së tyre, 37 biznese partnere hapën dyert e tyre, për vullnetarët që punuan në Ditën e Solidaritetit dhe u ofruan vende pune, ku 30 prej tyre tashmë kanë filluar punën.

Pas kësaj eskperience të paharrueshme, vlerësuam se vullnetarët tanë meritojnë një shpërblim për energjinë dhe zellin e tyre, andaj realizuam 7 ekskurzione për vullnetarët pjesëmarrës në Ditën e Solidaritetit në 7 komuna. Qëllimi i këtyre ekskurzioneve përpos argëtimit ishte edhe reflektimi. Përmes aktiviteteve reflektuese  analizuam gjithë përvojën e pjesëmarrësve nga fillimi e deri tek implementimi.

Dita e Solidaritetit është dëshmuar edhe njëherë të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, duke treguar fuqinë e komunitetin dhe dedikimin e rinisë tonë.

Suksesi i kësaj ngjarjeje është provë e punës së palodhshme dhe entuziazmit të të gjithë akterëve të përfshirë. Ndërsa planifkojmë për të ardhmen, bazat e vendosura këtë vit premtojnë ndryshime dhe zhvillime pozitive, duke siguruar një trashëgimi të qëndrueshme solidariteti dhe mbështetjeje.

U jemi falenderues 7 komunave dhe të gjithë akterët e përfshirë, puna e të cilëve na ka bashkuar në këto suksese të jashtëzakonshme, pavarësisht diversitetit të tyre.

Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga granti rajonal i “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).  Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZOJNË̶...

Lexo më shumë

Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha