Projekti “Rinia për Podujevën” përmbyllet me sukses të jashtëzakonshëm!

23 Janar, 2024

Klubi i Super Vullnetarëve “Alfa”, i udhëhequr nga Dardana Veliu në shkollën “Kongresi i Manastirit” gjatë dy muajve u fokusua në modulin e Mjedisit, ku mësuan më shumë për mbrojtjen dhe ndikimin e tij në mënyrën e jetesës tonë. Gjithashtu ata kuptuan metodat dhe idetë për mbrojtjen e mjedisit dhe se si mund t’i zbatojnë këto metoda në shtëpitë dhe komunitetet e tyre.

Në fund ata zhvilluan një projekt të Vullnetarizmit Edukativ rreth modulit të Mjedisit, ku rregulluan një klasë verore së bashku me karrige dhe banka dhe e pajisën edhe me reflektorë të ndriqimit.

Elita, një Super Vullnetare entuziaste, theksoi rritjen e aftësive të tilla si bashkëpunimi në grup, të menduarit kritik dhe lidershipi gjatë zbatimit të projektit. Ajo gjithashtu zotëroi përdorimin e pajisjeve të kompresorit për ngjyrosje, duke treguar përkushtimin dhe entuziazmin e saj.

Këshilli i prindërve, i udhëhequr nga Burim Osmani, dhe stafi teknik i shkollës luajtën një rol vendimtar gjatë procesit të ngjyrosjes, duke ndihmuar me përkushtim gjatë zbatimit të projektit. Përveç kësaj, ata siguruan edhe ushqim për Super Vullnetarët gjatë ditëve të punës.

Projekti “Rinia për Podujevën” është një dëshmi e ndikimit pozitiv të bashkëpunimit të komunitetit dhe angazhimit të të rinjve. Ndërsa reflektojmë për të arriturat, presim me padurim iniciativa të mëtejshme që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të rinjve në Podujevë.

E falenderojmë shumë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e komunës së Podujevës, me drejtorin Pajtim Balaj për mbështetjen financiare të këtij projekti.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i Ditës së Solidaritetit për Vitin 2025

Lexo më shumë

Rezultatet Kryesore nga dy Kampet e Punësueshmërisë

Lexo më shumë

Nga Kosova në Evropë – Rezultatet Frymëzuese nga Solidarët e Diasporës 2025!

Lexo më shumë

Konferenca “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Instituci...

Lexo më shumë

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha