Bëhu pjesë e gjeneratës së 6-të të Super-Arsimtarëve!

15 Maj, 2025

Thirrja për gjeneratën e re të Super-Arsimtarëve është hapur!
Nëse je mësimdhënës/e në shkollë fillore dhe dëshiron të fuqizosh të rinjtë dhe të krijosh përvojë domethënëse për ta – atëherë kjo thirrje është për ty!

Programi i Vullnetarizmit Edukativ implementohet nga TOKA nga viti 2017. Ky program bazohet në metodologjinë e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Deri më sot, janë mbi 200 të trajnuar, janë formuar mbi 100 klube të Super Vullnetarëve në shkolla dhe jashtë tyre, dhe janë zbatuar mbi 300 projekte që kanë përmirësuar komunitetet lokale.

Këtë vit është duke u hapur thirrja për mësimdhënës për herë të gjashtë dhe bashkë me të po sjellim risi.TOKA së bashku me Institutin e Psikologjisë dhe organizatën partnere nga Rumania – New Horizons Foundation po e sjellin programin me fokus të veçantë në komponentën e Shëndetit Mendor të të Rinjve. 

Çfarë do të thotë të jesh Super-Arsimtar/e?

Të udhëheqësh një klub të Super-Vullnetarëve në shkollën tënde dhe të ndihmosh të rinjtë të zhvillojnë:

  • Mendimin kritik;
  • Lidershipin dhe vetëbesimin;
  • Shkathtësi sociale dhe qytetari aktive;
  • Aftësi për të ndërmarrë iniciativa dhe projekte në komunitet;
  • Ndërgjegjësim mbi shëndetin mendor dhe rëndësin e tij.

Kriteret për të aplikuar:

  • Të jeni mësimdhënës/e në shkollave fillore publike apo private;
  • Të gjeni një koleg/e që dëshiron të bëhet gjithashtu Super-Arsimtar/e (aplikimi duhet të bëhet individualisht nga dytë, por duhet të përmendet kolegu/ia në formular);
  • Të jeni nga këto komuna: Kamenicë, Lipjan, Skenderaj, Istog, Klinë, Shtime, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Hani i Elezit, Suharekë dhe Prishtinë;
  • Të jeni të motivuar për të ofruar një përvojë ndryshe për nxënësit tuaj;
  • Të jeni të hapur në përforcimin e metodave të reja dhe moderne të mësimdhënies, duke përfshirë qasje që mbështesin mirëqenien emocionale dhe shëndetin mendor të nxënësve;
  • Të keni vullnet për të zbatuar projekte që e përmirësojnë shkollën ose lagjen afër shkollës suaj me iniciativa që nxisin një mjedis të shëndetshëm, përfshirës dhe mbështetës për shëndetin mendor të komunitetit shkollor;
  • Të merrni pjesë në trajnimin 7-ditor që do të mbahet gjatë muajit gusht;
  • Të udhëheqni një klub me 15-25 të rinj të moshës 12-15 vjeç (klasa 6-9) gjatë një viti shkollor.

Çfarë përfitoni?

  • Financim modest për zbatimin e projekteve rreth shëndetit mendor në shkollë apo komunitet;
  • Mundësi për të marrë pjesë në rrjetin ndërkombëtar të Vullnetarizmit Edukativ, me mundësi për vizita studimore dhe konferenca;
  • Trajnim profesional në metodologji moderne të mësimdhënies dhe edukimit jo-formal, me fokus në mbështetje rreth shëndetit mendor;
  • Mbështetje dhe mentorim të vazhdueshëm nga stafi i TOKA-s;
  • Certifikatë për pjesëmarrje dhe vlerësim të punës suaj;
  • Përvojë praktike në zhvillimin e projekteve me ndikim konkret në komunitet;
  • Mundësi për të punuar në një program inovativ për shëndetin mendor të të rinjve.

Apliko tani!

Nëse edhe ti dëshiron të bëhesh pjesë e kësaj iniciative dhe të ndikosh pozitivisht në jetën e të rinjve apliko deri më 10 qershor 2025.

APLIKO KËTU! 

Të gjithë aplikantët që e kalojnë fazën e parë do të njoftohen përmes email-it gjatë muajit qershor. 

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës nuk mund të mbahen përgjegjës për to.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Rrugëtimi i ri i fituesve të Bursave “Lulëzojnë” 2025–2026 ka nisur!

Lexo më shumë

Si një vullnetar i ri e ktheu Ditën e Solidaritetit në një lëvizje mbarëkombë...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Hapet Thirrja për Kampin e Dytë të Punësueshmërisë për të Rinjtë

Lexo më shumë

Gjirafa Travel kujdeset për aventurat tona!

Lexo më shumë

Si vullnetarizmi më hapi dyer drejt një burse në Gjermani – Historia e sukses...

Lexo më shumë

Bashkimi i Diferencave, Ndërtimi i Paqes: Kampi Ndërkombëtar i Ndërtimit të P...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha