Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Të dashur të rinj të Kosovës – jemi të lumtur të njoftojmë se aplikimet për bursën “Lulëzojnë” 2025–2026 tashmë janë të hapura!
“Lulëzojnë” është një mundësi unike për të rinjtë që duan të lulëzojnë në rrugën e tyre akademike, profesionale dhe personale – duke marrë mbështetje financiare për studimet Bachelor dhe duke u bërë pjesë e një komuniteti frymëzues të të rinjve të angazhuar.
Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:
✅ Janë të regjistruar (apo do të regjistrohen) në studime universitare të nivelit Bachelor (në Kosovë apo jashtë Kosovës);
✅ Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
✅ Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
✅ Kanë sukses të kënaqshëm akademik (nota mesatare mbi 4.0 në shkollë të mesme ose mbi 8.0 në universitet);
✅ Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.
🎯 Prioritet do t’u jepet studentëve të vitit të parë në Bachelor në universitete publike!
Bursa përfshin:
💶 Deri në 1,000€ (duke përfshirë taksat e të ardhurave personale) që mund të përdoren për:
🎁 Mbështetje shtesë (opsionale) me produkte të dhuruara (si laptopë, bileta transporti, libra).
🚀 Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve.
📣 Promovim në rrjetet e TOKA-s për të rritur ndikimin dhe frymëzimin.
🔍 Për të mësuar më shumë rreth përfitimeve të bursës, kushteve dhe mënyrës së aplikimit, klikoni këtu.
Po ashtu, lexoni me kujdes Pyetjet e Shpeshta për Bursën!
SHËNIM: Nëse keni nevojë për model të letrës së referencës, bëjeni download nga KËTU dhe dërgojeni tek institucioni përkatës për ta personalizuar letrën për ju!
📥 Aplikimet janë të hapura deri më 15 gusht 2025, ora 23:59.
Procesi kalon në tri faza:
📅 Datat kryesore:
⏰ Afati i fundit për aplikim: 15 gusht 2025
📣 Shpallja e fituesve: 1 tetor 2025
💸 Transferimi i bursës: 15 tetor 2025
🤝 Takimi me bursistët: 15 nëntor 2025
Për më shumë informata apo ndihmë gjatë aplikimit, mos hezitoni të na kontaktoni:
📧 [email protected]
📞 +383 38 704 560 / +383 49 569 800
🌸 Bëhu pjesë e brezit që Lulëzon – aplikimi yt mund të jetë hapi i parë drejt një të ardhmeje të ndritur!
Bursat “Lulëzojnë” 2025 po mundësohen falë mbështetjes bujare të dhuruesve tanë të deritanishëm: ISA Consulting Group, Familja Xharra, Era dhe Jehona Gjurgjeala, Innovative Solutions, Shoqata VLERA, Shoqata ALSA UK, Flutra Osmani & Betim Deva & Apple Inc, dhe donatorë të tjerë. Ndërsa, për promovim të saj po kontribuojnë bizneset lokale: Gjirafa dhe Kosova Job.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj liste të dhuruesve apo të kontribuoni me produkte, shihni më shumë këtu.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.