Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Një verë ndryshe, plot aventura, njohje të reja dhe përvoja që nuk harrohen – kjo është ajo që të ofrojnë kampet verore 2025 nga TOKA! Me një kombinim të aktiviteteve edukative, punëtorive ndërtuese, lojërave argëtuese dhe një atmosferë miqësore shumëkulturore, kampet tona janë vendi ideal për çdo të ri/re që dëshiron të kalojë një javë të paharrueshme
Këtë vit, dy kampe të veçanta janë duke na pritur:
Datat: 22 – 29 korrik 2025
Vendi: Kampusi i Gjimnazit Loyola, Prizren
Një kamp i dedikuar ndërtimit të paqes dhe dialogut ndërkulturor, që mbledh 40 të rinj të moshës 15-18 vjeç nga Kosova, Iowa (SHBA) dhe Izraeli. Pjesëmarrësit do të angazhohen në punëtori rreth paqes dhe zgjidhjes së konflikteve, do të mësojnë nga njëri-tjetri përmes lojërave në natyrë, reflektimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve ndërkulturore. Gjuha zyrtare e kampit: gjuha angleze.
📌 Apliko këtu: https://forms.gle/VWtNLN1Lvy3rJgP16
Datat: 3 – 7 gusht, 2025
Vendi: Kampusi i Gjimnazit Loyola, Prizren
Kampi i Lidershipit ka për qëllim informimin më në detaje për organizimin e Ditës së Solidarietit, zhvillimin e aftësive të lidershipit, bashkëpunimit, komunikimit dhe aftësive të tjera të nevojshme për t’u bërë liderë të rinj në vjeshtë të këtij viti.
Ky kamp është i hapur për të gjithë vullnetarët që kanë qenë pjesë e Ditës së Solidaritetit në vitin 2024 dhe këtë vit në Klubet Solidare – nga këto komuna: Gjakovë, Ferizaj, Podujevë, Kamenicë, Skënderaj, Han i Elezit, Istog, Pejë, Shtime dhe Klinë.
📌 Aplikimet për këtë kamp do të hapen së shpejti – mos e humb rastin!
Pavarësisht kampit që zgjedh, përvoja jote do të jetë edukuese, argëtuese dhe frymëzuese. Kampet tona janë të hapura për të rinjtë që duan të sfidojnë veten, të mësojnë gjëra të reja dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme me bashkëmoshatarë nga kultura të ndryshme.Për të parë si ka qenë përvoja e pjesëmarrësve viteve të kaluara, vizito: https://toka-ks.org/vere-e-shkembimeve-ne-kampet-e-tokas/
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.