Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 aplikime!

3 Gusht, 2026

Thirrja për aplikime për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 u mbyll më 2 gusht 2026, në orën 23:59.

Kemi pranuar mbi 500 aplikime nga të rinj e të reja nga të gjitha anët e Kosovës. Ky numër tregon qartë nevojën e madhe për mbështetje financiare në arsimin e lartë, por edhe përkushtimin e të rinjve për të vazhduar studimet dhe për t’u angazhuar në komunitet.

Falënderojmë të gjithë aplikantët për kohën dhe përkushtimin në përgatitjen e aplikimeve. Të gjitha aplikimet janë pranuar dhe do të shqyrtohen me kujdes.

📌 Çfarë do të ndodhë më tej?

Vlerësimi i aplikimeve do të zhvillohet në tri faza:

1. Kontrollimi administrativ – ekipi i TOKA-s shqyrton të gjitha aplikimet në aspektin administrativ: plotësimin e të dhënave, dokumentacionin e kërkuar dhe përmbushjen e kritereve bazë të thirrjes. Kjo pritet të ndodhë gjatë muajit gusht!

2. Vlerësimi kualitativ – aplikimet që kalojnë fazën e parë dërgohen për vlerësim cilësor nga komisioni i bursave. Kjo pritet të ndodhë gjatë muajit shtator!

3. Intervistat – aplikantët që kalojnë fazën e dytë ftohen për intervistë. Kjo pritet të ndodhë gjatë muajit shtator!

📌 Çka duhet të keni parasysh ndërkohë?

  • Të gjithë/a aplikantët/et do të informohen me email për statusin e aplikimit, pavarësisht rezultatit. Ju lutem, keni parasysh se nuk ka nevojë të na kontaktoni për të pyetur nëse keni kaluar cilëndo nga fazat e vlerësimit.
  • Kontrolloni rregullisht email-in me të cilin keni aplikuar, përfshirë dosjen “spam” ose “junk”.
  • Sigurohuni që numri i telefonit i dhënë në aplikim është aktiv.
  • Nëse ekipi ka nevojë për sqarime apo dokumente shtesë gjatë kontrollit administrativ dhe vlerësimit kualitativ, do të kontaktoheni drejtpërdrejt nga ekipi i TOKAs.
  • Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, procesi i vlerësimit kërkon kohë. Ju kërkojmë durim dhe mirëkuptim sepse çdo aplikim shqyrtohet individualisht.

Bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mundësuar nga mbështetësit tanë, si më poshtë: 

ISA Consulting Group, Cami Family Foundation, Lukaj Foundation, Avdi Kastrati Family, Burim Karahoda dhe Kreshnik Hoxha, Familja Xharra, Egzona Bejtullahu, Evidence Synthesis Group, Shoqata e Studentëve Shqiptarë VLERA – Belgjikë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës – AEAUG, Komuniteti Shqiptar në Londër, Virtyt Gacaferri, Liridon Latifi, Edi Islami, Lirak Krasniqi, Dajana Kullolli, Camërie Mazreku, Alban Rrustemi, Bajrush Halili.

Falë kontributit të tyre, dhjetëra studentë do të përfitojnë mbështetje financiare për të vazhduar studimet.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e listës së mbështetësve apo të kontribuoni në mënyra të ndryshme për “LULËZOJNË”, shihni më shumë KËTU.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Çmimet Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ 2026

Lexo më shumë

A JENI GATI PËR KAMP VEROR? – TOKA RIKTHEN KAMPIN NDËRKOMBËTAR 2026

Lexo më shumë

Bursa të hapura “LULËZOJNË”

Lexo më shumë

Bursistët e “LULËZOJNË x Innovative Solutions”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha