Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Në Kosovë ka shumë ndryshimtarë që e shohin përmirësimin e komunitetit si përgjegjësi personale, andaj besojmë se kontributi i secilit duhet të vlerësohet dhe të shpërblehet, veçanërisht kur vjen në formën e punës vullnetare.
Pas dy edicioneve të suksesshme të cilat kanë sjellë në vëmendje dhjetëra histori frymëzuese dhe kanë mobilizuar mbështetje të gjerë nga institucione, organizata dhe partnerë të ndryshëm, këtë vit po e vazhdojmë për herë të tretë fushatën dhe ngjarjen e ndarjes së Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit 2026, me të njëjtin synim: mirënjohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm në Kosovë.
Kjo fushatë përfshin të rinjtë, individët, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare.
Në këtë edicion do të ndahen 7 çmime të ndara në 2 kategori:
Kategoria A – TË RINJTË, ka këto çmime për 3 të rinj:
Para se të filloni nominimet, ju lutem lexoni këtu Termat dhe Kushtet për të gjitha informatat që ju nevojiten.
Klikoni në këtë link për të bërë nominimin tuaj: Nominimet për Kategorinë A
Kush mund të nominohet (Kategoria A)?
Kategoria B – PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:
Kush mund të nominohet (Kategoria B)?
*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).
*Afati për të nominuar për të gjitha kategoritë dhe çmimet është 25 tetor 2026, ora 23:59*
Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected] apo +383 49 569 800
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; programi Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.