Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondation Akuo, TOKA organizoi trajnimin e liderëve për zbatimin dhe organizimin e Modulit të Dytë të Ujit. Trajnimi synoi të forcojë njohuritë dhe aftësitë e liderëve, duke i përgatitur ata për zhvillimin e aktiviteteve me Super-Vullnetarët në klubet e tyre.


Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte prezantimi dhe testimi i Kalkulatorit të Ujit, një mjet interaktiv i krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë më mirë konsumin e ujit dhe ndikimin e zakoneve të përditshme. Liderët mësuan se si përdoret kalkulatori dhe si mund ta integrojnë atë në takimet e klubeve, duke ua përcjellë më pas njohuritë dhe përvojën e fituar Super-Vullnetarëve.


Përmes aktiviteteve praktike dhe mjeteve inovative, projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së ujit dhe t’i fuqizojë ata që të ndërmarrin veprime dhe të avokojnë për përdorimin e tij të përgjegjshëm në familjet, shkollat dhe komunitetet e tyre.


Ky projekt mbështetet nga Fondation Akuo.


Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.