Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë mbyllur: 100 nominime!

26 Tetor, 2026

Thirrja për nominime për edicionin e tretë të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit u mbyll më 25 tetor 2026, në orën 23:59.

Kemi pranuar gjithsej 100 nominime për 3 kategori të çmimeve.

Falënderojmë të gjithë ata/ato që nominuan, si dhe partnerët e mbështetësit tanë që na ndihmuan ta përhapim thirrjen në të gjitha anët e Kosovës dhe në diasporë.

📌 Çfarë do të ndodhë më tej?

Vlerësimi i nominimeve do të zhvillohet në dy faza:

  1. Kontrollimi administrativ – ekipi i TOKA-s shqyrton të gjitha nominimet në aspektin administrativ: plotësimin e të dhënave dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara në Termat dhe Kushtet e secilit çmim.
  2. Vlerësimi cilësor – nominimet që kalojnë fazën e parë shqyrtohen nga vlerësues të jashtëm, të cilët përzgjedhin fituesit/et për secilin çmim.

📌 Kur do të shpallen fituesit?

Fituesit/et e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit 2026 do të shpallen gjatë konferencës ndërkombëtare që do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2026. Më shumë detaje për konferencën do t’i ndajmë së shpejti.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë mbyllur: 100 nominime!

Lexo më shumë

Fillon një kapitull i ri për 27 fituesit e bursave “LULËZOJNË”!

Lexo më shumë

Përtej kufijve: një javë dialogu, empatie dhe miqësie në Prizren

Lexo më shumë

Dita e Solidaritetit vazhdon t’i bashkojë të rinjtë e diasporës edhe këtë vit!

Lexo më shumë

Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Lexo më shumë

MBYLLUR* Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha