Fuqizoni rininë, dhuroni për Bursën “Lulëzojnë”
DHURO TANI!Këtë verë, TOKA po sjell një përvojë që shkon përtej pushimeve të zakonshme. Kampi Ndërkombëtar 2026 po rikthehet dhe është një mundësi për të rinjtë nga e gjithë Kosova që të bashkëpunojnë, të sfidojnë veten dhe të krijojnë përvoja që do të mbeten gjatë në kujtesë.
Përmes aktiviteteve në natyrë, punëtorive kreative dhe lojërave argëtuese, kampi do të ofroj një javë plot energji dhe njohuri të reja. Në një atmosferë miqësore dhe me një komunitet të larmishëm nga shtete të ndryshme të botës, çdo pjesëmarrës/e ka mundësinë të zbulojë diçka të re për veten dhe të bëhet pjesë e një aventure të paharrueshme.
Detajet për Kampin Ndërkombëtar:
Datat: 21 – 29 korrik 2026
Vendi: Kampusi i Gjimnazit Loyola, Prizren
Në kamp do të marrin pjesë rreth 40 të rinj të moshës 15-18 vjeç nga Kosova, Iowa (SHBA) dhe Izraeli, në një përvojë të përbashkët kushtuar ndërtimit të paqes dhe dialogut ndërkulturor.
Gjatë kampit, pjesëmarrësit do të eksplorojnë tema si paqja dhe zgjidhja e konflikteve përmes dialogut, lojërave në natyrë, reflektimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve ndërkulturore.
Gjuha zyrtare e kampit është gjuha angleze.
📌 Apliko këtu: https://forms.gle/Er4nv1AXUw68KxFu7
Ky kamp mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
Ky projekt gjithashtu mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.