Akreditohet programi trajnues “Të Nxënit Përmes Përvojës”

17 Tetor, 2022

Pas një periudhe 1 vjeçare të dizajnimit të modulit mbi metodologjinë e të nxënit përmes përvojës, Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim në Arsim (IHZHA), në kuadër të Fakultetit te Edukimit në bashkëpunim me TOKA-n, janë akredituar për të trajnuar mësimdhënësit e nivelit parauniversitar mbi këtë program trajnues për 3 vjet. Përpos materialeve dhe mjeteve të tjera ndihmëse që do të pranojnë si pjesë të programit trajnues, mësimdhënësit poashtu do të kenë përkrahje direkte nga stafi i TOKAs dhe profesorët e Fakultetit të Edukimit, gjatë periudhës së implementimit të metodologjisë së re në klasat e tyre.

Poashtu, me akreditim të programit trajnues “Të Nxënit Përmes Përvojës”, të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në këtë trajnim do të pranojnë edhe pikë të vlefshme për licensimin dhe rilicensimin e tyre.

“Përpos që trajnimi është i vlefshëm për procesin e licensimit dhe rilicensimit të mësimdhënësve, programi trajnues do të na jep mjete efektive që do të rezultojnë në rezultate më të mira për të gjithë nxënësit e shkollave pjesëmarrëse” – është shprehur një prej mësimëdhënësve pjesëmarrës në programin trajnues “Të Nxënit Përmes Përvojës”.

Disa javë më herët është organizuar trajnimi mbi metodologjinë e “Të Nxënit Përmes Përvojës” për afër 40 mësimdhënës të klasave 1-9, që u zgjodhën në mes të 500 mësimëdhënësve që kishin aplikuar për trajnim. Metodologjia e “Të Nxënit Përmes Përvojës” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të nivelit të shkollës fillore mbi përdorimin e metodologjive efikase të mësimdhënies dhe përmirësimin e procesit të mësimnxënies.

“Akreditimi i këtij programi trajnues tregon për rëndësinë që ai e ka në ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të nivelit parauniversitar mbi përdorimin e metodologjive efikase të mësimdhënies dhe përmirësimin e procesit të mësimnxënies. Jemi të lumtur që partneriteti ynë me IHZHA dhe Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po vazhdon të sjellë mundësi për mësimdhënësit e nivelit parauniversitar, në të gjitha komunat e Kosovës.” – ka thënë Rreze Hoxha, udhëheqëse e Programit të Institucionalizimit në TOKA, pjesë e të cilit është edhe ky projekt.

Programi i Institucionalizimit i organizatës TOKA, përgjatë pothuajse 3 vitesh në partneritet me Fakultetin e Edukimit, ka zhvilluar projekte të shumta mbi këtë program trajnues, të cilin deri më sot e kanë ndjekë mbi 100 mësimdhënës. Suksesi i moduleve të zhvilluara nga ky program trajnues, ka rezultuar me mbi 80% kënaqshmëri nga nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët e kanë praktikuar këtë metodologji në klasat e tyre.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Afër 500 Super-Vullnetar fillojnë të ndihmojnë komunitetin

Lexo më shumë

Tani, HEROnjët bëhen “Ndërmarrës”

Lexo më shumë

Fillojnë përgatitjet për Ditën e Solidaritetit

Lexo më shumë

Klubet Super-Vullnetare po vijnë!

Lexo më shumë

Akreditohet programi trajnues “Të Nxënit Përmes Përvojës”

Lexo më shumë

Bëhu pjesë e Akademisë së “Liderëve të Rinj”

Lexo më shumë
Shiko te gjitha