APLIKO PËR KAMPIN PËR KULTURË! (MBYLLUR)

9 Mars, 2020

Ky aplikacion është i hapur VETËM për Super-Vullnetarët nga të gjitha 23 klubet e Super-Vullnetarëve.

Informata mbi “Kampin për Kulturë”

Datat e kampit: 09-14 prill 2020

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë – Kosovë

I hapur për: 13-16 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Informata rreth kampit:

Kampi për Kulturë është kamp gjashtë-ditor i cili sjell së bashku 40 Super-Vullnetarë nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. Gjatë këtij kampi do të zhvilloni shkathtësitë personale, të punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Në thelb të këtij kampi është zhvillimi i liderëve të rinj dhe kontribuimi në komunitet përmes projekteve vullnetare kulturore.

Për më tepër, Super-Vullnetarët do të ndërtojnë shkathtësi në këto fusha:

– Film-bërje,
– Shkrim dhe performim i këngëve,
– Përgatitje dhe shfaqje teatrale,
– Zhvillim i një ekspozite fotografie.

Për të marrë pjesë, APLIKONI duke klikuar këtu.

Aplikimi është i hapur deri më 25 mars 2020 dhe është i hapur VETËM për Super-Vullnetarët nga të gjitha 23 klubet e Super-Vullnetarëve!

Shënim: Ju lutemi lexoni të gjitha informatat si Pyetjet më të shpeshta lidhur me kampet me kujdes! Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Përtej kufijve: një javë dialogu, empatie dhe miqësie në Prizren

Lexo më shumë

Dita e Solidaritetit vazhdon t’i bashkojë të rinjtë e diasporës edhe këtë vit!

Lexo më shumë

Nga matja e ujit deri te ruajtja e tij

Lexo më shumë

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Lexo më shumë

Aplikimet për bursat “LULËZOJNË” 2026/27 janë mbyllur: mbi 500 ap...

Lexo më shumë

MBYLLUR* Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për Bursën “LULËZ...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha