APLIKO PËR KAMPIN ‘QYTETARËT AKTIV’!

22 Shkurt, 2018

Je në klasë të 9-të dhe ke marrë pjesë në Punëtoritë e Demokracisë ‘Demos-ti’?

Ke mësuar për demokracinë, por dëshiron të thellosh njohuritë tua se si të bëhesh Qytetar Aktiv?

Dëshiron të zhvillosh shkathtësi të reja përderisa je duke u argëtuar dhe miqësuar me shokë e shoqe?

Nëse po, atëherë APLIKO↓ për kampin 3-ditor “Qytetarët Aktiv” deri më datën 5 mars duke klikuar më poshtë.

Pjesëmarrja në kamp është FALAS! 

ÇKA DUHET TË DINI PËR KAMPIN “QYTETARËT AKTIV”?

– “Qytetarët Aktiv” është një program trajnues i cili zhvillon shkathtësi tek nxënësit tuaj
(ndër tjerash ofron trajnim në lidership social, promovon dialogun ndërkulturor dhe përkrah ide për ndryshim në komunitet);

– Pjesëmarrësit e kampit do të zhvillojnë aktivitete argëtuese dhe formojnë miqësi të reja;

Ky program realizohet në 54 shtete të botës që nga viti 2009. Ndërsa, prej këtij viti ka filluar të implementohet edhe në Kosovë. Për më shumë informata mbi këtë program, vizitoni këtë vegëz: https://kosovo.britishcouncil.org/programmes/education/active-citizens

DATA E KAMPIT: 9, 10, 11 mars 2018

SHËNIM: Të drejtë aplikimi kanë nxënësit e klasëve të 9-ta të cilët kanë marrë pjesë në Punëtoritë e Demokracisë “Demos-ti”.

SHËNIM: Afati për aplikim është mbyllur. Na vizitoni në të ardhmën e afërt për kampet që do të zhvillohen në muajt në vazhdim.


Kampi “Qytetarët Aktiv” organizohet në bashkëpunim me British Council Kosova dhe me përkrahjen e Ambasadës së Britanisë të Madhe.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Bashkë për Vullnetarizmin në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha